23 February 2012
Lajme flash

Lemeria në sytë e nënës,fëmija i saj vrau gjarpërin duke e kafshuar!

  • PDF

Ka vetëm gjashtë dhëmbë, por kjo nuk e pengoi atë për të kafshuar gjarpërin...

në kokë.Imad Aleeyan nga Izraeli, vetëm 13 muajsh bëri që nëna e tij të bërtasë kur pa se fëmija e saj kishte futur në gojë kokën e gjarpërit.
"Unë fillova të ulëras, nuk mundesha ta besoja, gati sa nuk vdiqa nga lemeria që pashë", tha nëna e fëmijës që e kishte lënë vetëm disa minuta dajlin e saj për ti bërë gati qumështin.
Klithmat e gruas zgjuan pjestarët e tjerë të familjes dhe fqinjët që vrapuan për të parë se çfarë kishte ndodhur.Një nga fqinjët nxorri gjarpërin nga goja e djalit dhe e hodhi atë.
Djali u çua menjëherë në spitalin Rambam në Haifa, ku mjekët zbuluan se fëmija nuk kishte pësuar as pickimin më të vogël.Siç thuhet në agjencinë e lajmeve franceze, mjekët janë shprehur se gjarpëri ka qënë helmues, por djali ka qënë me fat se gjerprinjtë në dimër kanë më pak helm.
"Ndoshta nuk e ka kafshuar fëmijën për shkak të të ftohtit.Gjarpëri nuk është aq aktiv në dimër", konfirmoi eksperti i zvarranikëve dhe profesor në Universitetin Jeruzalemit, Dr Shacham.

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 143 guests online