20 May 2012
Lajme flash

Niveli ekonomik i shqiptarëve do të përmirësohet më ngadalë se sa ai i Hungarisë, Bosnjës, Maqedonisë e Serbisë

  • PDF

Shqipëria është mburrur gjatë viteve 2009 dhe 2010 me “rritjen më të lartë në rajon”, ndërkohë ... që ekspertët ndërkombëtarë, kësaj fjalie i shtonin gjithmonë togfjalëshin “nisur nga një nivel i ulët”. Në rast se parashikimi i FMN-së del i vërtetë, të dyja këto fjali nuk vlejnë më.

Prej të gjitha kohërave, në ekonomi është njohur “avantazhi i prapambetjes”, pra fakti që vendet e varfra kanë mundësi të rriten më shpejt se sa vendet e pasura, pasi e kanë një udhërrëfyes për këtë. Rritja e ngadaltë ekonomike gjatë viteve të ardhshme e Shqipërisë i detyrohet para së gjithash nevojës për të shlyer një pjesë të borxheve që vendi tërhoqi në tregun ndërkombëtar gjatë katër viteve të fundit.

Borxhet, në fakt, sollën edhe rritjen ekonomike. Këto borxhe që u tërhoqën në formën e kredive, bondeve apo të ardhurave nga privatizimi, do të shlyhen gjatë viteve të ardhshme duke zvogëluar në këtë mënyrë rritjen ekonomike.Por Shqipëria pritet të ketë rritje më të ngadaltë në krahasim me shumë vende të tjera të rajonit, pavarësisht se niveli ekonomik është më i ulët.

Kështu, në vitin 2011, shqiptarët qenë vetëm 5 për qind më të varfër se sa boshnjakët, sipas të dhënave të FMN-së, por hendeku pritet të rritet në 9 për qind në vitin 2016.

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 94 guests online