20 May 2012
Lajme flash

Shteti duhet të paguajë edhe 60 milion dollarë, borxh i kohës së komunizmit

  • PDF

Vazhdon të peshojë në arkën e shtetit borxhi i akumuluar nga shteti komunsit para ...

viteve 1990.Shtetit shqiptar i duhet të paguajë borxhin prej 60 milionë dollarë brenda katër viteve të ardhshëm.Ky borxh u është marrë vendevi si, Maqedonia, Kina, Sllovenia dhe Rusia.

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave ra dakord për shlyerjen e borxhit ndaj Republikës së Sllovenisë. Xhentil Demiraj, Drejtor i Borxhit në Ministrinë e Financave, shprehu para komisionit se shlyerja e borxheve vjen si detyrim se vendi ynë tashë ka hyrë në tregun e eurobondeve.Borxhi i marrë nga shteti shqiptar para viteve nëntëdhjetë kapte shifrën e 700 milionë dollarëve.Por gjatë viteve 91 dhe 95 pjesa më e madhe e borxheve ju fal Shqipërisë.

Shteti shqiptar nisi menjëherë shlyerjen e borxheve pas vitit 1995 dhe në atë kohë borxhi kapte shifrën e 230 milionë dollarëve."Kemi tentuar të negociojmë në kohën më të shpejtë të mundshme, aq më tepër , në momentin e daljes së Shqipërisë në tregun e kapitalit të eurobondit u bë e nevojshme që ne të pastronim bilancin në mënyrë të plotë.Deri tani ne kemi shlyer 170 milionë dollara nga 230 milionë që ishte më parë.Brenda vitit 2015 di shlyet dhe borxhi mbetur", deklaroi drejtori Xhentil Demiraj.

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 61 guests online