20 May 2012
Lajme flash

Banka e Shqipërisë zhvlerëson lekun, ulet norma e interesit në 4.5%

  • PDF

Ulet për herë të tretë norma e interesit brenda pak muajve

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, argumentoi dje arsyet që çuan Këshillin e Mbikqyrjes të marrë këtë vendim.Ai ka vlerësuar se kjo lëvizje do të jetë një stimulim i mirë i ekonomisë shqiptare.Fullani theksoi se një politikë e kontrolluar fiskale , më me pak shpenzime dhe me difiçit të kontrolluar , do të lerë hapësira të mëdha për sektorin privat, gjë që ti bëjë ata të kontribuojnë në rritjen e ekonomisë.

Fullani shprehet gjithashtu se kreditë priten të jenë më të lira dhe kjo gjë do i bëjë që bizneset të nxiten më shumë për të bërë investimet e tyre.Bizneset në vend janë treguar të shtangur për të bërë investimet e tyre dhe shkaku është pasiguria që vjen nga kriza në eurozonë dhe kushtet që ju kërkojnë bankat për të dhënë një kredi.

Guvernatori gjatë fjalës së tij shprehet:"Ekonomia shqiptare është përballur më një ambient sfidues gjatë vitit të fundit,si në rritjen e ekonomisë ashtu edhe në ruajtjen e balancave makroekonomike.Rritja e vëmendjes ndaj qëndrueshmërisë së financave publike në vendet e eurozonës është reflektuar rreziku në tregjet financiare ndërkombëtare dhe në ulje të gadishmërisë së tyre për të investuar në vend".

Qytetarët deri tani kanë kanë treguar një tedencë për të kursyer, por së shpejti pritet të ndryshojë qëndrimi duke ulur kursimin dhe të rritet konsumi.Banka e Shqipërisë pret që gjatë këtij viti vendi ynë të ketë një rritje ekonomike edhe pse ekonomia vijon të perfomojë nën kapicitete.

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 64 guests online