20 May 2012
Lajme flash

100 milionë euro humbi buxheti i shtetit nga blerja e energjisë elektrike në Shqipëri!

  • PDF

Mungesa e prodhimit të energjisë elektrike në vendin...

tonë,i ka kushtuar të paktën 100 milionë euro  buxhetit.

40 milionë euro nga të cilat janë një garanci borxhi që qeveria lëshoi ndaj bankave në favor të KESH-it për importin e energjisë. Gjithashtu, pjesa tjetër prej 60 milionë eurosh janë fitim i munguar, që KESH kishte derdhur në arkën shtetit gjatë vitit 2010.

Mirëpo përveç këtyre shifrave, bilanci negativ i energjisë në buxhet mund të përkeqësohet edhe më shumë për shkak se KESH nuk ka më fonde për importin e energjisë, ndërkohë që prodhimi vendas është në minimum për shkak të mungesës së reshjeve.

Ministria e Financave, ndërkohë, po shqyrton mundësitë e zgjidhjes së krizës së fondeve për importin energjisë, duke lënë të hapur edhe versionin e ndryshimit të buxhetit.

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 61 guests online