20 May 2012
Lajme flash

Bien ndjeshëm investimet e huaja,shqetësohet Banka e Shqipërisë

  • PDF

Banka e Shqipërisë vëren në analizat e saj tremujore se që...

prej vitit 2008 fluksi i investimeve direkte në Shqipëri ka ardhur në rënie. Sipas saj, kjo rënie lidhet ngushtësisht me pasiguritë e krijuara në vend dhe jashtë me ecurinë e ekonomisë, me normën e ulët të shfrytëzimit të kapaciteteve dhe me rënien e indeksit të besimit te biznesi.

Të njëjtën gjë vëren edhe Instituti i Studimeve Ekonomike të Vjenës, i cili thekson se fluksi i investimeve të huaja direkte në Shqipëri ka rënë të paktën që nga viti 2008, atëherë kur filloi të konturohej edhe kriza ndërkombëtare. Megjithëse viti 2010 shënoi rritje të fluksit të investimeve të huaja direkte, rezultati më pas vijoi të binte deri në 650 milionë euro.

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 82 guests online