20 May 2012
Lajme flash

Bllokohet tregu i ndërtimit në Shqipëri,banesat e reja po jepen me qera sepse nuk ka fuqi blerëse

  • PDF

Ndërtojnë pallate,por fatkeqësisht nuk ka kush ti blejë,pasi papunësia rritet ...

nga dita në ditë,pasiguria për të nesëmen është duke u rritur dhe bankat zhvatin në maksimum.

Kjo ka detyruar që pronarët e pallateve,të çojnë me qera apartamentet.

Sipas nëndrejtorit të Shoqatës së Ndërtuesve, Ilir Hebovija, banesat bosh e të pashitura po jepen në një masë të konsiderueshme me qera, në mungesë të shitjes së tyre. Në këto kushte, kur tregu i ndërtimit nuk po bën asnjë hap përpara, bizneset e ndërtimit kërkojnë nga bankat të kreditojnë konsumatorët, me qëllim blerjen e një banese.

Sipas ekspertëve të ekonomisë, kjo do të rriste qarkullimin e kapitalit në këtë sektor, duke shtuar rrjedhimisht të ardhurat nga TVSH-ja në buxhet. Gjithashtu, do të nxiste likuiditetin në treg. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat e mbledhura nga TVSH-ja, ku ndërtuesit kanë një kontribues kryesor, janë tkurrur ndjeshëm në tremujorin e tretë të vitit 2011.

Të dhënat zyrtae bëjnë fjalë se  çmimet e qerave të apartamenteve kanë pësuar  rritje prej rreth 9 për qind në fund 2011-ës, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky fenomen ka ndodhur pasi kërkesa për të marrë banesa me qira po shtohet gjithmonë e më shumë, kurse shitjet e banesave kanë rënë ose kanë mbetur në vend që prej katër vitesh.

Last Updated on Wednesday, 08 February 2012 12:17

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 78 guests online