20 May 2012
Lajme flash

Europa jep 3 milionë euro për nxitjen e punësimit në Shqipëri,Sequi:Shqipëria ka nivelin më të madh të papunësisë në BE

  • PDF

Europianët po përpiqen të nxitin punësimin në vendin tonë,pasi po shikojnë..

kriminalitetin e madh që lind nga papunësia si dhe vetëfijimet,por kjo përpjekje  e tyre fatkeqësisht nuk gjen mbështetje nga autoritet shqiptare,të cilat po punojnë mbrapsht.

Në kuadër të projektit të Bashkimit Europian në Tiranë me vlerë plot 3 milionë euro për nxitjen e tregut dhe balancimin e tregut pa diskriminim,ka folur ambasadori i BE në Tiranë Ettore Sequi.

Sequi është shprehur se  Shqipëria në krahasim me vendet e Bashkimit Europian ka një nivel të lartë të papunësisë. “Qëllimi i këtij projekti është pikërisht plotësimi i këtij boshllëku, duke krijuar një baze solide, si në legjislacion ashtu edhe në infrastrukturën e institucioneve bazë. Taksapagueseve europianë do t’i kushtoi ky projekt 3 milionë euro, me qëllim që tregu i punës në Shqipëri të jetë i ngjashëm me atë të Bashkimit Europian pasi, sipas Ambasadorit të BE. Bashkimi Europian ka në thelb të saj barazinë dhe pikërisht me anë të këtij programi synojmë që të gjithëve ti japim shanse të barabarta”, theksoi Sequi.

Last Updated on Saturday, 11 February 2012 15:50

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 73 guests online