20 May 2012
Lajme flash

STOP emërimeve të reja në komuna dhe bashki,ulet 5% fondi për pagat

  • PDF

Granti i pakushtëzuar u është vënë në dijeni prej dy ditëve më parë bashkive dhe komunave të vendit.

Sipas këtij udhëzuesi,të publikuar nga Mapo, përdorimi i fondit për rroga vijon nga 15 për qind në 40 për qind të totalit të fondeve dhe kjo në varësi të komunës apo bashkisë. Sa më i vogël të jetë fondi ndaj një bashkie apo komune, aq më e lartë është përqindja që do të mund të përdoret për rroga dhe e anasjellta.
Ministria e Financave në buxhetin e këtij viti ka ulur me 5% fondin nga granti i pakushtëzuar për rrogat që pushteti vendor jep për administratën e tij. Bashkitë që kanë deri në 20 000 banorë, përdorin deri në 25 për qind të transfertës së pakushtëzuar për koston e personelit administrativ.

Një vit më parë ky kufi ishte 30 për qind. Bashkitë që kanë 20 001 – 50 000 banorë, përdorin deri në 20 për qind të transfertës së pakushtëzuar për koston e personelit administrativ. Një vit më parë ky kufi ishte 25 për qind. Bashkitë që kanë mbi 50 001 banorë, përdorin deri në 15 për qind të transfertës së pakushtëzuar për koston e personelit administrativ. Një vit më parë ky kufi ishte 20 për qind.

Komunat që kanë deri në 3 000 banorë, përdorin deri në 45 për qind të transfertës së pakushtëzuar për koston e personelit administrativ, ndërsa një vit më parë ky kufi ishte 50 për qind. Gjatë diskutimeve për buxhetin, zyrtarët e financave janë shprehur se bashkitë dhe komunat keqadministrojnë paratë, duke i përqendruar shpenzimet për pagat dhe rritjen personelit në administratën lokale.

Ndaj në ligjin e ri për buxhetin, bashkive u është ulur me 5% përdorimi i fondit të pagave, ndërsa komunat nuk janë prekur nga ky ndryshim. Nga ana tjetër, qeveria nuk u ka lënë më dorë të lirë vendorëve për t’i shpenzuar si duan fondet. Ajo i ka vënë kusht pushtetit lokal që jo më pak se 10% e granteve të pakushtëzuara që qeveria u jep vendorëve të kalojnë për gjelbërim. Ministria e Financave këtë vit ka disiplinuar së tepërmi shpenzimet buxhetore dhe sidomos ato që kanë të bëjnë me kostot e personelit.

Këtë vit, për herë të parë është sanksionuar me ligj se nuk mund të bëhet asnjë emërim i ri në administratën qendrore, veç atyre që janë raportuar në Ministrinë e Financave vitin e kaluar kur është miratuar buxheti. Tani organika e institucioneve miratohet çdo vit në buxhetin vjetor, më pas shndërrohet në ligj dhe nuk mund të ndryshohet gjatë vitit, por vetëm në rastet kur krijohen institucione të reja.

Sipas këtij udhëzuesi, përdorimi i fondit për rroga vijon nga 15 për qind në 40 për qind të totalit të fondeve dhe kjo në varësi të komunës apo bashkisë. Sa më i vogël të jetë fondi ndaj një bashkie apo komune, aq më e lartë është përqindja që do të mund të përdoret për rroga dhe e anasjellta.

Pushteti lokal, ja grafiku i disbursimit të fondeve

Pushteti lokal në të gjithë vendin do të mund të tërheqë fondet buxhetore në dispozicion për shpenzime vetëm sipas një grafiku të caktuar së fundmi nga Ministria e Financave. Sipas një udhëzimi të fundit që ka lëshuar ministri Bode, transferta e pakushtëzuar për njësitë e qeverisjes vendore çelet e ndarë në tremujore. Për qarqet, në tremujorin e parë do të çelet vetëm 35% e fondit, për të dytin 30%, për të tretin 20% dhe për të katërtin 15%.

Ndërsa bashkitë do të mund të disbursojnë nga transferta e pakushtëzuar 30% në tremujorin e parë, 20 për qind në të dytin, 20 për qind edhe në të tretin dhe 30 për qind në të katërtin. Sipas udhëzimit të ri të Bodes, komunat në tremujorin e parë do të mund të disbursojnë vetëm 35%; në të dytin 25%; të tretin 20% dhe në të katërtin 20%. Për funksionet e përbashkëta, njësitë e qeverisjes vendore përfitojnë fondet për investime për arsimin parauniversitar, nëpërmjet paraqitjes së projekteve pranë Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës dhe të vlerësimit të tyre nga Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve krijuar për këtë qëllim, nëpërmjet konkurrimit sipas kritereve të përcaktuara në aktet ligjore dhe nënligjore.

Gjithashtu, njësitë vendore përfitojnë nga fondet për investime për qendrat shëndetësore dhe ambulancat e shërbimit parësor shëndetësor në Fondin për Zhvillimin e Rajoneve, nëpërmjet paraqitjes së projekteve pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe të vlerësimit të tyre nga Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve i krijuar për këtë qëllim, nëpërmjet konkurrimit.

Nga ana tjetër, Ministria e Punës për vitin 2012 shpërndan në mënyrë periodike fondet e ndihmës ekonomike dhe të paaftësisë, duke monitoruar dhe vlerësuar nevojat dhe nivelin e varfërisë së njësive të qeverisjes vendore. Gjithashtu, Ministria e Punës financon bashkitë për funksionimin dhe mirëmbajtjen e ambienteve të qendrave të përkujdesit shoqëror të transferuara në njësitë e qeverisjes vendore që u shërbejnë individëve, me qëllim sigurimin dhe ofrimin e standardeve

Grafiku i disbursimit të fondeve

Periudhat                                 Qarqet                         Bashkitë          Komunat

Në tremujorin e parë               35%                 30%                 35%

Në tremujorin e dytë               30%                 20%                 25%

Në tremujorin e tretë               20%                 20%                 20%

Në tremujorin e katërt             15%                 30%                 20%

Përqindja nga granti I pakushtëzuar që mund të përdoret për paga

Berat               deri në 15%

Bulqizë            deri në 25%

Delvinë            deri në 25%

Devoll                         deri në 25%

Peshkopi          deri në 25%

Durrës             deri në 15%

Elbasan            deri në 15%

Fier                  deri në 15%

Gramsh            deri në 25%

Gjirokastër      deri në 20%

Krumë             deri në 25%

Kavajë             deri në 20%

Ersekë                         deri në 25%

Korçë              deri në 15%

Krujë               deri në 25%

Kuçovë            deri në 20%

Kukës              deri në 20%

Laç                  deri në 20%

Lezhë              deri në 20%

Librazhd          deri në 25%

Lushnjë           deri në 15%

Malësi e Madhe deri në 25%

Ballsh              deri në 25%

Mat Burrel       deri në 25%

Rrëshen           deri në 25%

Peqin               deri në 25%

Përmet             deri në 25%

Pogradec         deri në 20%

Pukë                deri në 25%

Sarandë           deri në 20%

Shkodër           deri në 15%

Skrapar            deri në 25%

Tepelenë          deri në 25%

Tiranë              deri në 15%

Bajram Curri deri në 25%

Vlorë               deri në 15%

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 74 guests online