Mbledhja e dështuar për emigrantët -Nuk u lejuan emigrantët të pyesin-Federata interesa fondesh në kurriz të emigrantëve ?
- Tuesday, 20 December 2011
- Written by Administrator
- Section:
- Category: Emigracion
Nga Danel Cana
EMIGRANTËT NË GREQI JANË MË TË "LUMTURIT"!
Më bëri shum përshtypje takimi i djeshëm,dt.17-12-11, i Federatës së Emigrantëve Shqiptarë me përfaqësues të PASOK –ut dhe të ministrisë së brendëshme që merren me nxierrjen e lejeve të qëndrimit për emigrantët. Ndryshe nga sa ini mësuar të lexoni informacione për shtyp në raste të tilla, unë këtë takim do ta përshkruaj sipas mënyrës time, oreksit tim, dëshirës time...sepse edhe ligjet këtu bëhen sipas këtij modeli,jemi apo nuk jemi në ekonomin e tregut!
Megjithëse mbledhja filloi një orë me vonesë nga ajo e caktuara dhe z.Andreas Taqis, Sekretar i Përgjithshëm i Emigracionit në ministrinë e Brendshme, nuk kishte ardhur, për arsye personale, përsëri kishte pjesmarrës të tjerë të cilët na nderuan me pjesmarrjen e tyre,edhe pse nuk kishin kopetenca për temat e emigracionit.
Salla e mbledhjes në ndërtesën e Akademisë, kati VI-të, ishte e mbushur plot e përplotë me përfaqësuaes të shoqatave të emigrantëve, gazetarë, fotografë, kameramanë, përfaqësues të shoqatave, studentë, të shoqatave humane greke etj.
Mbledhjen e hapi z.Flutura Tafilaku, në rolin e kryetares së Federatës së Emigrantëve Shqiptarë, e cila bëri një paraqitje të përmbledhur të gjëndjes së emigrantëve shqiptarë të cilët .. “tani janë më të lumtur se disa vite më parë, sepse PASOKU ju dha mundësia të votojnë...” ...........
Po nuk na e sqaroi mirë z.Flutura se cilët emigrantë votuan?
- Ata që kishin një copë “veveosi” (vërtetim) në dorë?
- Ata që kishin marrë aporipsi (refuzim) të dokumentave?
- Ata që kishin leje të skaduar?
Të gjithë këta ishin shumë, aq shumë sa përbëjnë 80% të emigrantëve shqiptarë! (flas vetëm për emigrantët shqiptarë!)
Duke futur këtu ata që kishin në dorë leje qëndrimi 1-2 vjeçare, të cilët nuk kishin ntë drejtë votimi përqindja e atyre që votuaj ishte shum e vogël që i kalonte apo jo 5%...!
Edhe këta që votuan besoj se kanë pësuar të njëjtin fat si mua....Unë vetë nuk kisha të drejtë vote por ndihmova Kryetarin e bashkisë në Zakynthos me 20 vota plus,duke ingranuar shokët, miqtë, të njohurit që votonin, me shpresën se do ta mbante fjalën dhe do ndihmonte në dhënien e lejes së qëndrimit afatgjatë, për të mos m’u dhënë APORIPSI, gjë që nuk ishte aspak shkelje ligji nga ana e bashkiakut por një ndihmë që e kishte në dorë ta bënte dhe që pas zgjedhjes sapo mori vesh se isha shqipëtar e ktheu pllakën! Kjo nuk i prishte aspak punë para zgjedhjeve!!!
Vetëm në ishullin e Zakynthos numuri i refuzimeve (aporipsi) në krahasim me vitin që shkoi është 200% !!!
Ata që kanë mbi 3 vjet që kanë depozituar kërkesën e rinovimit dhe nuk e kanë marrë akoma janë mbi 60% .
Akoma nuk e ka kuptuar z.Flutura, si dhe ata që Flutura ju bën lajka,(elozhe) se cila është kërkesa e vetme e emigrantit? Po ja them unë edhe një herë të përsëritur! Kërkesa e vetme e emigrantit është vetëm...LEGALIZIMI I SHPEJTË DHE PA KUSHTE!
Kjo dhe vetëm kjo është kërkesa e 20 vjetëve të emigrimit në Greqi dhe që as është zgjidhur dhe as ka për t’u zgjidhur...!
Unë shkova në këtë takim, jo se kisha shum dëshirë të dëgjoja palët pjesmarrëse, as njerën dhe as tjetrën, sepse e dija se ishin “reklamat e radhës” për të dyja palët, por ata që unë u shoqërova më thanë se do të kishim të drejtë edhe të flisnim edhe të pyesnim, gjë që dolëm të gjithë të zhgënjyer.
Që të bindet edhe lexuesi se ne nuk flasim me hamëndje por me fakte, po ju përshkruaj këtu më poshtë edhe programin e mbledhjes.
Ora 18:00 – 18:30 – grumbullimi;
- 18:30 – 19:00 – përshëndetje nga Festim Zaçe n/kryetar i Federatës shqiptare në Greqi.
- Flutura Tafilaku kryetare e Federatës shqiptare në Greqi.
- Maria Dhimitrakopulu Siuna Sekretare e Përgjithshme për marrdhëniet Shoqërore të të Drejtave të Njeriut, ish antare e Këshillit të Përgjithshëm Kombëtar të PASOK-ut.
- Ermira Braho përfaqësuese e ambasadës shqiptare në Athinë.
- Edmont Guri sekretar i përgjithshëm i Federatës.
19:00 – 20:00 – Livanos Janis sekretar i përgjithshëm i rinisë në ministrin e arsimit.
- Grigoris Cukas përfaqësues i sekretarit të përgjithshëm i marrdhënieve me popullin.
- Athina Balopulu përfaqësuese e sekretarit të përgjithshëm për mardhëniet shoqërore me të huajt.
- Kuluris Vasilis, drejtor i përgjithshëm i ministrisë së Punës.
20:00 – 20:30 – pyetje, përgjigje;
20:45 – mbyllja e mbledhjes.
Pra siç e shikoni ky ishte programi i "ngjeshur "ku diskutantët flisnin ato që kishin hedhur në letër, para mikrofonave dhe pjesmarrësit duhet vetëm ti duartrokisnin!
Për një moment, dikush pyeti nga salla nëse do t'ju jepej mundësia edhe ndonjë pjesmarrësi të diskutonte e të shprehte preokupimet e tij apo të asaj pjese të shoqërisë që përfaqësonte.
Përgjigja ishte e prerë nga z.Maria Dhimitrakopulu se: "Këtu kemi ardhur të shpalosim një program për lëvrimin e fondeve për të ndihmuar emigrantët dhe jo për të dëgjuar apo zgjidhur problemet e ndryshme që kanë emigrantët, sepse ato ka vënde të posaçme dhe njerëz të posaçëm që merren...!"
Pra, si gjithmonë PASOK kishte dërguar disa “tellallë” për të lajmëruar se i duheshin akoma dhe disa fonde në emër të emigrantëve...pamvarsishtë se emigrantët nuk fitonin asgjë dhe mbeteshin ata që ishin, në mos më keq se para 20 vjetësh!
Doja tju thosha me zë të lartë se SKLLAVI RRON E MBRETËRON NË GREQI!
E pra, për këtë fjalë shkova dhe unë t’jua kujtoja por...nuk të lejonte njeri të dilje nga shinat..ndaj u ngrita dhe ika!
Dhe presin emigrantët shqiptarë të zgjidhi të drejtat e tyre Federata apo dikush tjetër që e quan veten përfaqësues të emigrantëve, pa jua përplasur në surrat zvarritjet dhe punën e pistë që po bëjnë me zbrazjen e xhepave të emigrantëve me 1001 mënyra burokratike, rraciste, shoviniste dhe jo vetëm kjo por duke i dërguar sa nga një avokat-tek tjetëri të cilët ju zhvasin pa mëshirë shuma të majme dhe gjë nuk ju zgjidhin sepse janë marrë vesh "UJQËRIT" me njëri-tjetërin!
| < Prev | Next > |
|---|
Albnow edhe në Facebook - Bëj like
Lajmet e fundit
-
E përdori si skllave seksi vjehrri i saj!
2012-05-20 15:19:35 -
Meta:Dialogu me Ramën për ti shërbyer integrimit në vend
2012-05-20 12:21:32 -
Fryma e Re Demokratike hap degët të reja në Fier, Lushnjë dhe Berat
2012-05-20 10:22:09 -
Horoskopi 20 Maj 2012
2012-05-20 08:24:18 -
Inaugurohet shkolla shqipe në Salamina,Greqi – Fotoreportazh
2012-05-19 16:04:14 -
Nikollë Lesi: Nano i dhënë pas parave, Topalli është zgjidhja më e mirë për Presidentin e ri
2012-05-19 09:00:43 -
Arvizu: Nano i siguron 71 vota në parlament për president -Topalli nëse kandidon duhet të bindë opozitën që ta votojë
2012-05-19 08:14:47 -
Rrezikuan jetën e fëmijëve shqiptarë,u ndërronin datën produkteve të skaduara ushqimore dhe i nxirrnin sërish në treg
2012-05-18 11:25:36 -
"Çmendet" pedagogu në Durrës,goditi sekretaren sepse ajo i vuri mungesë
2012-05-18 10:52:43 -
E vrau gruan e tij në momentin që kryenin marrëdhënie seksuale!
2012-05-18 10:23:36 -
Rama:Berisha ve Topallin dhe Ristanin mbi integrimin e vendit - Reagon PD:Rama kërcënon shqiptarët me bojkot parlamenti
2012-05-18 09:22:54 -
Mësuesit që kërcejnë për nxënësit e tyre!-Video
2012-05-18 08:48:20 -
Fëmija 5-vjeçar gjeti babain e tij të vdekur në krevat
2012-05-18 07:55:11 -
Lushnje:Për sytë e një gruaje të martuar,u shkaktua vrasja e dyfishtë dhe vetëhelmimi në duart e policisë
2012-05-18 07:10:14 -
Presidenti i ri e filloi punën me ulje rrogash 30% për kabinetin qeveritar!
2012-05-18 06:37:14 -
Prezantoheshin si kryesi e një partie dhe i morën emigrantit 4.000 euro në Greqi!
2012-05-17 19:17:14 -
"Djersë të ftohta" Spiro Kserës,KLSH-ndjek penalisht 13 zyrtarë të ministrisë së Punës
2012-05-17 11:36:23 -
Zonja e Parë e Francës na i tregoi këmbët e saj deri tek mbathjet- Foto
2012-05-17 10:36:02 -
Vajza e Madonës mbështet legalizimin e martesave mes homoseksualëve
2012-05-17 10:25:02 -
Promovohet abetarja e përbashkët Shqipëri -Kosovë,momente të shumëpritura
2012-05-17 09:17:23
Kursi valutor
Ky konvertim mundësohet nga Yahoo Finance
Mos përdorni shenjat $ £
Mund të përdorni edhe shifra të tilla 1345.89
Kategori të tjera
Albnow në facebook
Opinion
Më mirë një Greqi `Europiane` se sa Greq…
Nga Pirro Prifti
Administrator 15 May 2012 Hits:135 Opinione
Pse politikanët shqi…
Nga Kujtim Vani




