20 May 2012
Lajme flash

Emigrantët:Po të kishim përfaqësi në emigracion,do ndërhynte për kaosin me pasaportat

  • PDF

Të vetëquajturat përfaqësi të emigrantëve në Greqi,qoftë shoqata,qoftë parti politike,ose federatë,janë ...

krejt për tu sorollatur nëpër zyrat greke dhe të servilosen tek ministria e Brendshme dhe ajo e Punës.

Ky është oinioni që kanë krijuar emigrantët shqiptarë për përfaqësitë e tyre në Greqi.Ky opinion vjen më indinjues pas vendimit të ministrisë së Brendshme shqiptare,e cila nëpërmjetë zv/ministrit Poni,deklaroi se pasaportat e vjetra do të kenë afat deri në muajin mars të vitit 2012.

Pas publikmit të lajmit,Albnow ka marrë mendimin e emigrantëve,të cilët janë përgjigjur negativisht për shoqatat dhe federatën shqiptare në Athinë,pasi sipas tyre "nëse do të kishte një përfaqësi aktive,do të ndërhynte që të kishim afat më shumë për tu pajisur me pasaportën e  re bometrike" tha Agimi nga Skrapari,i cili është i papunë prej 18 muajsh.

"Javët e fundit,u publikua një lajm për një takim të emigrantëve me përfaqësues grekë të ministrive të ndryshme.Në radhë të parë dua të sqaroj se zyrtarët grekë që ishin në mbledhje nuk ishin kopetentë për temat e pensioneve,patentave dhe dokumentave.Aty kuptova se ishte një mashtrim i Federatës Shqiptare,e cila ftoi emigrantët gjoja për të shprehur shqetësimet,por synimi i saj ishte që tu tregonte zyrtarëve grekë se kjo Federatë ka ndikim në emigracion" shton Agimi.

"Tema jonë është problemi i pasaportave,por kjo që shpreha pak më lartë për mbledhjen-mashtrim,ka lidhje të drejtpërdrejtë me mosreagimin e Federatës tek ministria e Brendshme shqiptare.Dua të shpreh se nuk kemi një përfaqësi aktive në emigracion që të na mbështesë,pasi,pa dashur të shfajsoj ministrinë e Brendshme shqiptare,dua të theksoj se Ferdinand Poni nuk e di sa emgrantë janë pa pasaporta biometrike.Atij duhet dikush t'ja përcjellë këtë dhe ky është detyrimi i përfaqësive tona,mirëpo për vetë faktin që nuk janë aktive ,por servile,ne do të vazhdojmë të vuajmë me këta të paaftë" përfundon Agimi duke tundurr kokën në shenjë indinjimi.

Vlen të theksohet se Federata Shqiptare në Athinë,nuk ka bërë asnjë reagim ndaj kritikave mediatike,që tregon se ka kuptuar gabimet ,por nuk ka aftësi ti ndreqë ato,ose më mirë nuk ka interes,pasi në një të ardhme të afërt,do të ketë interesa fondesh.

 

Çmendet Ministria e Brendshme,jep afat vetëm tre muaj për pasaportat e vjetra!

 

Klikoni këtu dhe lexoni opinionin rrënqethës të emigrantit që përshkoi qindra km për të arritur në Athinë dhe u zhgënjye

 

Mbledhja e dështuar për emigrantët -Nuk u lejuan emigrantët të pyesin-Federata interesa fondesh në kurriz të emigrantëve ?

Last Updated on Thursday, 05 January 2012 19:34

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 73 guests online