20 May 2012
Lajme flash

Ministria e Brendshme u "fut thikën" në zemër emigrantëve,le 1 marsin afat të fundit për pasaportat e vjetra! - Nuk reagojnë përfaqësitë e emigrantëve

  • PDF

Teksa radhët në ambasadën shqiptare në Athinë për aplikimim shtohen ...

nga dita në ditë,Ministria e Brendshme Shqiptare u fut emigrantëve një "thikë" tjetër në zemër duke lënë afat të fundit për përdorimin e pasaportave të vjetra ,datën 1 Mars 2012.

Zv/ministri Poni tha fillimisht se afati i fundit do të ishte muaji mars dhe të gjithë qytetarët shqiptarë menduan se do të ishte data 31 mars(edhe ky afat i pamjaftueshëm),ndërsa vetëm dy ditë më parë,ministria e Brendshme deklaroi afat të fundit datën 1 Mars.

"Me propozim të Ministrit të Brendshëm Z. Bujar Nishani, Këshilli i Ministrave ka vendosur që pasaportat jobiometrike do të jenë të vlefshme si dokument udhëtimi deri në datën 1 mars 2012.
Ky vendim mbështetet në paragrafin e parë, të nenit 9, të ligjit nr.10306, datë 22.07.2010, “ Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8668, datë 23.11.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit, të ndryshuar”.
Duke filluar nga data 1 mars 2012 të gjithë shtetasit shqiptarë do të munden të udhëtojnë jashtë shtetit vetëm me pasaporta biometrike." thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.

Mesa duket ,askush nuk ka vëzhguar radhët e mëdha në Ambasadën Shqiptare në Athinë,ku qindra emigrantë presin për të aplikuar për pasaportën e re biometrike.

Nga ana tjetër,përfaqësitë e emigrantëve,shoqata dhe federata,kanë rënë në gjumin e thellë dhe nuk kanë reaguar.Askush nga të ashtuquajturit kryetarë të partive politike,të shoqatave apo të federatës,nuk kanë ngritur zërin.

Gjatë ditës së sotme (07/01/2012) qeveria shqiptare ka marrë vendimin që të shtyhet deri në shtator deklarimi i të ardhurave personale,pasi qytetarët janë ende të painformuar dhe afati i paracaktuar i fundit të prillit,nuk ishte i mjaftueshëm.

Përsa i përket aplikimit të pasaportave,meqënëse bëhet fjalë për emigrantët dhe këta nuk kanë përfaqësi që të ngrejë zërin,qeveria punon ashtu si i do qejfi,sepse nuk e shqetëson askush.

Në këtë pikë ,duket edhe ana sociale që gjoja  e përfaqëson Partia Socialiste,deputetët dhe kryetari i së cilës n,uk kanë bërë asnjë deklaratë për skadimin e pasaportave të vjetra.

 

Emigrantët:Po të kishim përfaqësi në emigracion,do ndërhynte për kaosin me pasaportat

Last Updated on Saturday, 07 January 2012 10:55

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 83 guests online