Athinë,ulje çmimesh ,por të shkruara në SHQIP - Ç'thotë farmacistja greke në ALBNOW - Foto
- Friday, 13 January 2012
- Written by Administrator
- Section:
- Category: Emigracion
Mesa duket kriza ekonomike ka bërë që grekët të shprehin hapur interesin ...
e tyre ndaj klientëve shqiptarë.
Disa muaj më parë disa kompani të telefonisë fikse,kishin vendosur reklama nëpër stacionet e autobusave në shqip për ofertat e tyre,ndërsa kohët e fundit ky fenomen është përhapur edhe tek dyqanet.
Shqiptarët ndjehen në shumë lagje sikur janë në Shqipëri.Punonjësit shqiptarë,ofertat në shqip dhe komunikimi në shqip.
Një nga këto raste është edhe ai që ka konstatuar gazetai i Albnow afër sheshit Viktoria në qendër të Athinës tek një farmaci.
Tek farmacia në fjalë,e cila gjendet në rrugën 3 Septemvriu 97,ka një ofertë për të gjitha produktet kozmetike me ulje deri në 40%.
Ajo që na bëri përshtypje dhe ndaluam,ishte oferta e shkruar në gjuhën shqipe.Duke komunikuar me pronaren e farmacisë,zonjën Aspasia Mastorojanaki,ridëgjuam se interesi për të tërhequr sa më shumë klientët shqiptarë,është rritur në maksimum.

"Emigrantët shqiptarë janë integruar plotësisht në shoqërinë vendase dhe një pjesë e tyre kanë krijuar familje me mendimin se ose do të jetojnë shumë gjatë në Greqi,por mund të qëndrojnë edhe përgjithmonë.Këta njerëz po kalojnë krizën me vështirësi ashtu siç e kalojmë edhe ne vendasit.Në lagjen tonë ka shumë shqiptarë familjarë të rregullt dhe janë klientë shumë korrektë tek ne,ndaj dhe mendova që oferta për uljet e çmimeve të vihet edhe në shqip." thotë Aspasia.
E pyetur nëse emigrantë janë blerës të produkteve kozmetike,ajo tha se " që prej vitit 2003 emigrantët shqiptarë kanë filluar ta shikojnë jetën ndryshe.Dmth jetojnë momentin dhe mendojnë për fëmijët e tyre,duke mos kërkuar punë,por duke kërkuar mënyra studimi.Kjo ka rritur edhe interesin e paraqitjes së tyre të jashme.Përderisa jetojnë këtu dhe nuk kanë në mend të kthehen,kujdesen për paraqitjen e jashme dhe kjo është shumë e rëndësishme" shton zonja Aspasia.
Bashkëshorti i zonjës Aspasia,Vangjeli,me profesion inxhinier ndërtimi flet për përvojën e tij me emigrantët shqiptarë.
"Në vitin 2002-2003 mbaj mend që një emigrant shqiptar,i cili punonte bashkë me shumë shqiptarë të tjerë,më kërkoi punë për djalin e tij.E pyeta ç'moshë kishte djali dhe mu përgjigj, "16 vjeç".U çudita dhe e pyeta,pse duhet të punojë një fëmijë dhe të mos shikojë shkollën.Emigranti mu përgjigj ,duke më thënë se "mmmm tani ku do bëjë shkollë,më mirë punë".U përpoqa ti shpjegoj se kur prindi është në gjendje të punojë,fëmija duhet të ndjekë sa më shumë shkollën",thotë Vangjeli.
Më pas bashkëshorti i farmacistes tregon një tjetër histori,ku duket zhvillimi i emigrantëve ."Disa vite më vonë,në lagjen Nea Zmirni,punonte në kompaninë time një emigrant.Kisha vënë re se ishte mjeshtër i mirë dhe kishte fituar shumë para.E pyeta pse nuk kishte blerë akoma një shtëpi,për të mos qenë me qera."Ehhh zoti Vangjeli,kam fëmijët në kurs privat dhe në universitet,nuk jam në gjendje të blej shtëpi" ma ktheu emigranti shqiptar" shton Vangjeli duke theksuar se ndryshimi i nivelit të kërkesave për mirëqenien ka qenë i madh dhe shqiptarët po mendojnë më shumë për jetën e tyre të përditshme sesa për të blerë "disa tulla".

| < Prev | Next > |
|---|
Albnow edhe në Facebook - Bëj like
Lajmet e fundit
-
E përdori si skllave seksi vjehrri i saj!
2012-05-20 15:19:35 -
Meta:Dialogu me Ramën për ti shërbyer integrimit në vend
2012-05-20 12:21:32 -
Fryma e Re Demokratike hap degët të reja në Fier, Lushnjë dhe Berat
2012-05-20 10:22:09 -
Horoskopi 20 Maj 2012
2012-05-20 08:24:18 -
Inaugurohet shkolla shqipe në Salamina,Greqi – Fotoreportazh
2012-05-19 16:04:14 -
Nikollë Lesi: Nano i dhënë pas parave, Topalli është zgjidhja më e mirë për Presidentin e ri
2012-05-19 09:00:43 -
Arvizu: Nano i siguron 71 vota në parlament për president -Topalli nëse kandidon duhet të bindë opozitën që ta votojë
2012-05-19 08:14:47 -
Rrezikuan jetën e fëmijëve shqiptarë,u ndërronin datën produkteve të skaduara ushqimore dhe i nxirrnin sërish në treg
2012-05-18 11:25:36 -
"Çmendet" pedagogu në Durrës,goditi sekretaren sepse ajo i vuri mungesë
2012-05-18 10:52:43 -
E vrau gruan e tij në momentin që kryenin marrëdhënie seksuale!
2012-05-18 10:23:36 -
Rama:Berisha ve Topallin dhe Ristanin mbi integrimin e vendit - Reagon PD:Rama kërcënon shqiptarët me bojkot parlamenti
2012-05-18 09:22:54 -
Mësuesit që kërcejnë për nxënësit e tyre!-Video
2012-05-18 08:48:20 -
Fëmija 5-vjeçar gjeti babain e tij të vdekur në krevat
2012-05-18 07:55:11 -
Lushnje:Për sytë e një gruaje të martuar,u shkaktua vrasja e dyfishtë dhe vetëhelmimi në duart e policisë
2012-05-18 07:10:14 -
Presidenti i ri e filloi punën me ulje rrogash 30% për kabinetin qeveritar!
2012-05-18 06:37:14 -
Prezantoheshin si kryesi e një partie dhe i morën emigrantit 4.000 euro në Greqi!
2012-05-17 19:17:14 -
"Djersë të ftohta" Spiro Kserës,KLSH-ndjek penalisht 13 zyrtarë të ministrisë së Punës
2012-05-17 11:36:23 -
Zonja e Parë e Francës na i tregoi këmbët e saj deri tek mbathjet- Foto
2012-05-17 10:36:02 -
Vajza e Madonës mbështet legalizimin e martesave mes homoseksualëve
2012-05-17 10:25:02 -
Promovohet abetarja e përbashkët Shqipëri -Kosovë,momente të shumëpritura
2012-05-17 09:17:23
Kursi valutor
Ky konvertim mundësohet nga Yahoo Finance
Mos përdorni shenjat $ £
Mund të përdorni edhe shifra të tilla 1345.89
Kategori të tjera
Albnow në facebook
Opinion
Më mirë një Greqi `Europiane` se sa Greq…
Nga Pirro Prifti
Administrator 15 May 2012 Hits:135 Opinione
Pse politikanët shqi…
Nga Kujtim Vani




