20 May 2012
Lajme flash

Hapen dyert e shkollave greke në Athinë për mësimin e GJUHËS SHQIPE - Fluks regjistrimesh të fëmijëve shqiptarë - Foto

  • PDF

320 nxënës shqiptarë janë të parët që janë regjistruar në listë për mësimin e gjuhës shqipe në shkollat greke.

Prej datës 14/01/2012 ka filluar mësimdhënia  e gjuhës shqipe në shkollën 9-vjeçare ( Dhimotiko) 313 në lagjen Virona të Athinës,ku 18 nxënës janë ulur në bankat e shkollës,jo për të mësuar greqishten,por gjuhën shqipe.

Sipas Partisë së Emigracinit,e cila është nismëtarja  e kësaj arritjeje historike,në ditët e ardhshme do të fillojnë mësimdhënien edhe shkollat në Kukaki,Megara,Markopoulo dhe lagje të tjera të Atikës.

Mësimdhënia e gjuhës shqipe është një bashkëpunim midis Parisë së Emigracinit Shqiptar,Ministrisë së Arsimit grek dhe këshillave bashkiake të këtyre lagjeve.

I kontaktuar nga Albnow,kreu i Partisë së Emigracionit,Shpëtim Beqiraj tha se " janë 320 nxënës të regjistruar në këto moment edhe presim që të fillojë mësimdhënia e gjuhës shqipe në ambjentet e shkollave greke".

 

Shikoni më poshtë lisën e nxënësve të regjistruar ( për të ruajtur privatësinë,Albnow ka mbuluar numrin e  pasaportës dhe numrin e  telefonit të nxënësvedhe prindërve)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpetim Beqiri me nxenesit shqiptarë në Virona

 

Mësuesja me nxenesit shqiptarë në Virona

Last Updated on Thursday, 26 January 2012 17:05

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 86 guests online