20 May 2012
Lajme flash

Në panik emigrantët për skadimin e pasaportave më 1 Mars - Radhë të gjata në Ambasadë,Athinë - 250 euro një pasaportë- Shikoni foto

  • PDF

Disa vite më parë nuk i lejonte Greqia të udhëtonin shqiptarët për në vendin e tyre ...

po të mos kishin lejen e qëndrimit,ndërsa tashmë është shteti shqiptar ai që po i bllokon.I bllokon hyrjen në Shqipëri një shtetasi shqiptar dhe kjo është një nga mijëra paradokset e qeverisë shqiptare.

 

 

Ministria e Brendshme u "futi thikën" në zemër emigrantëve shqiptarë dhe mijëra shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi,tashmë janë të përfshirë nga paniku.

Si do mund të udhëtojnë për në Shqipëri pas datës 1 Mars? Kjo pyetje po i tmerron.Si do shkojnë në vendin e tyre nëse kanë një problem?

Gjatë mëngjesit të sotëm,gazetari i Albnow ka qenë në Ambasadën Shqiptare në Athinë,ku duket gjendja kaotike.Radhë të gjata me një personel që përpiqet të shërbejë sa më shumë njerëz,por është e pamundur.Kërkesat për aplikim janë të shumta.Qeveria u dha mundësinë emigrantëve për të aplikuar për pasaportë me shumë vonesë dhe shumë shpejt tashmnë po u heq nga dora pasaportën e vjetër.

Duke komunikuar me shqiptarët që presin në rradhë,një i moshuar nga Devina shpreh indinjimin e tij në mikrofonin e gazetarit të Albnow."Është hera e tretë që vij në ambasadë.Gjithmonë ka pasur rradhë të gjata.Më parë shërbehen fëmijët dhe të moshuarit dhe personeli punon shumë,por aplikantët janë të shumtë dhe jemi të detyruar të dergjemi në Ambasadë." thotë ai.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Përsa i përket afatit të skadimit të pasaportave të vjetra,emigranti nga Delvina thotë se " është absurd vendimi i Ministrisë së Brendshme për afat të fundit datën 1 Mars 2012.Mua më skadon pasaporta në vtin 2017.Jam i pajisur me leje qëndrimi dhe nuk do shkoj askund në Europë.Pse duhet të vij tre herë në ambasadë për pasaportë të re unë?" thotë emigranti duke shtuar se ne jemi  njerës pa shtet dhe se askush nuk mendon për emigrantët.

Në sytë e personelit të Ambasadës shqiptare në Athinë,shikon keqardhjen për qeverinë shqiptare,por askush nuk mund ta shprehi,pasi rrezikon vendin e punës.

Personeli derdh djersë për të shërbyer sa më shumë emigrantë dhe fatkeqësisht është ai personel që dëgjon ankesat e rradhëve të gjata.Është ai personel që përpiqet sa më shumë,por që po paguan gabimet e Minisrtrisë së Brendshme,e cila fle gjumë si gjithmonë.

Nuk ka qenë aspak ditë e rastësishme që kemi shkuar sot në Ambasadë.Sot,transporti publik ka pasur grevë në orët e para të mëngjesit.Sot,trafiku ka krijuar kaos në

Athinë.Sot,emigrantët kanë kaluar këtë kaos trafiku,dikush në taksi e dikush në automjetin e tij,për të aplikuar në Ambasadë,me shpresën se ndoshta ,për shkak të grevës nuk do kishte rradhë,por rradhët janë të gjata.

Shkuam sot në Ambasadë,për ti treguar Minsitrisë së Brendshme se rradhët janë më të gjata kur punon transporti publik dhe se një pasaportë po i kushton 250 euro një emigranti.Tre ditë pa punë për të pritur në rradhë,118 euro paspaorta dhe karta e identitetit,shto këtu edhe shenzimet  e karburantit ose taksisë dhe shifra afron në 250 euro.


Last Updated on Wednesday, 18 January 2012 10:49

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 77 guests online