20 May 2012
Lajme flash

Zhduken shoqatat,federata dhe degët e partive politike në emigracion! - Nuk reagojnë për skandalin me paspaortat e vjetra!

  • PDF

Vetëm kur duan të bëjnë ndonjë mbledhje për interesat e tyre personale interesohen...

për emigrantët degët e partive politike,shoqatat dhe federata shqiptare në Greqi.

Teksa kanë mbetur vetëm 25 ditë nga skadimi i afatit për pasaporta e vjetra,asnjë nga "përfaqësuesit" e emigrantëve nuk ka reaguar,për tu dhënë një afat më i gjatë,pasi do të jenë qindra emigrantë që do të izolohen sepse nuk janë pajisur ende me pasaportë biometrike.

Karakteristik është reagimi i degës së Partisë Socialiste në Athinë,krerët e së cilës shprehen se janë afër emigrantëve,por mesa duket janë vetëm vetëm kur duan ti njoftojnë se po viziton Rama Athinën.

Qindra janë mesazhet që dërgon kreu i PS-së ,qindra janë mesazhet që dërgon nëpër celularë kreu i Asamblesë së PS-së .Të gjithë këta mesazhe,nuk lëshohen asnjëherë për probleme  të emigrantëve,por vetëm për ti ftuar njerëzit se Rama do të jetë në Athinë,me qëllim që ti tregojnë kreut të opizitës se këta kanë shumë kontakt me emigrantët,ndërsa përsa i përket problemeve të emigrantëve,zotërinjtë e mësipërm nuk ekzistojnë.

Po të flasim për reagimin e kreut të PD-së në Athinë,ky është akoma më larg.Për vetë faktin se asnjë politikan nuk shkon në Greqi të flasë me emigrantët,kreu i PD-së në Athinë është thjesht një "kukull" që nuk e pyet njeri.

Partia Emigracionit.Kjo parti në fakt ka pasur diskutime se do reagojnë,por deri tani nuk kemi parë asgjë.

LSI.Kjo është ende në riorganizimin e strukturave në emigracion dhe nuk i shkon në mend për problemet e emigrantëve dhe për pasaportat.

Shoqatat.Këto mesa duket duan ndonjë anëtar të marrin nga çdo emigrant kuotat dhe më pas zhduken.Ku vjen puna për ndonjë takim dhe të ketë për të ngrënë,atëherë janë të gjithë të pranishëm.Ku bie fjala për probleme,janë të gjithë të fshehur nëpër strofullat e tyre.

Federata.Kjo është tragjedia e emigrantëve.Federata nuk reagon për skadimin e pasaportave pasi kanë frikë se u mërzitet ambasadori shqiptar në Athinë.Nuk e kanë idenë çdo të thotë reagim ndaj padrejtësive që i bëhet njerëzve që përfaqëson.

Federata organizon ndonjë mbledhje me punonjës të administratës greke,por që nuk janë kopetentë për problemet e emigrantëve,vetëm e  vetëm, që tu tregojnë grekëve se këta kanë lidhje me emigrantët dhe grekët nga ana e tyre u tregojnë eprorëve se janë aktivë në çështjet e emigracionit.
Me pak fjalë emigrantët vazhdojnë të jenë pa përfaqësi në emigracion dhe besojmë se nuk vlen të paguajnë KUOTAT për shoqatat dhe partitë vetëme  vetëm që disa të argëtohen me paratëe  emigrantëve.

 

Në panik emigrantët për skadimin e pasaportave më 1 Mars - Radhë të gjata në Ambasadë,Athinë - 250 euro një pasaportë- Shikoni foto

Last Updated on Saturday, 04 February 2012 17:49

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 90 guests online