20 May 2012
Lajme flash

Deri më 1 Mars janë mbyllur si ariu në strofull shoqatat,degët e partive politike dhe federata në Greqi!

  • PDF

Deri më 1 Mars që skadojnë pasaportat e vjetra,përfaqësitë e emigrantëve në Greqi ...

janë mbyllur si ariu në strofull që lëpin putrën e tij dhe nuk bëjnë asnjë deklaratë për të reaguar ndaj vendimit masakrues të Ministrisë së Brendshme .

Ministria e Brendshme,ose ndryshe Ministria Masakër u zgjua një mëngjes dhe tha se më 1 Mars do të skadojnë pasaportat e vjetra.Mesa duket,njeriut që i ra në mend kjo gjë,ose e ka pasur akoma kalendarin në muajt e vitit 2011,ose ka pasur probleme të tjera që shkaktojnë rrezik në komunitet.

Mesa duket kalendari ka qenë në rregull se ende nuk kemi shtyrje të afatit të skadimit të pasaportave të vjetra.Ndoshta mosshtyrja e afatit vjen edhe si shkak i heshjes së përfaqësive të emigrantëve në Greqi,të cilat prej një muaji e gjysmë nuk duken askund,janë mbyllur nëpër "strofullat" e tyre dhe nuk dalin deri më datë 1 Mars.

Interesante do të jetë të dëgjojmë ndonjë deklaratë nga ndonjëri prej  disa analfabetëve që përfaqësojnë emigrantët,të cilët pas datës 1 Mars mund të thonë se nuk e kishin idenë se do skadonin pasaportat e vjetra.

Theksojmë se Ministria e Brendshme u la qytetarëve vetëm një muaj e gjysmë afat për pasaportat e vjetra dhe kjo shkaktoi kaos në Ambasadën Shqiptare në Athinë.

 

Zhduken shoqatat,federata dhe degët e partive politike në emigracion! - Nuk reagojnë për skandalin me paspaortat e vjetra!

Last Updated on Monday, 06 February 2012 18:57

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 87 guests online