Telefonat,pagesa dhe aplikimi për pasaportë biometrike në Greqi
- Sunday, 12 June 2011
- Written by Administrator
- Section:
- Category: Shërbime Konsullore Greqi
Sektori Konsullor i Ambasadës Shqiptare në Athinë ka aktivizuar një linjë telefonike për emigrantët shqiptarë që jetojnë JASHTË Athinës.
Ambasada ka vënë në dispozicion numërin 210 68 76 216 ,ku mund të telefonojnë emigrantët dhe të mbyllin takim për të aplikuar për pasaportë biometrike dhe kartë identiteti.
Kjo mundësi nuk iu jepet emigrantëve që jetojnë në Athinë.Ata ,ose një pjestar i familjes duhet të shkojnë vetë në ambasadë për të mbyllur takim.Me vete personi duhet të ketë dokument identifikimi,ndërsa do ti jepet një numër nga personeli i ambasadës që ai të paraqitet disa ditë më vonë për të aplikuar.
Sipas ambasadës,kjo ndodh për të mos patur raste korruptive dhe keqkuptime dhe proçedura të shkojë normalisht,ashtu si ka shkuar deri tani.
Për informacione të tjera,emigrantët mund të telefonojnë edhe në numrin 210 68 76 204.
PROÇEDURA
Sipas deklaratës të Ministrisë së Brendshme,të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë në Greqi,mund të pajisen me dokumentat biometrike (kartë identiteti dhe pasaporta biometrike) pranë Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë dhe në Konsullatën e Shqipërisë në Selanik.Proçesi i aplikimit është i njëjtë me atë që bëhet edhe në Shqipëri.
Zyrat e aplikimit
Oraret e aplikimeve janë:
09.00 – 15.00
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë gjendet në rrugën Vekiareli 7 ,Filothei Athinë,ndërsa numri i kontaktit telefonik është +30 210 68 76 200-04
Konsullata e Republikës së Shqipërisë në Selanik gjendet në Rrugën Cimiski 43,ndërsa numri i kontaktit telefonik është + 30 257 598
Dokumentat që mund të aplikoni
Mundë të aplikoni për: Pasaportë biometrike (për të gjithë aplikantët nga 0-16 vjeç dhe për ata që disponojnë letërnjoftim) ,letërnjoftim dhe pasaportë biometrike,njëkohësisht (për të gjithë shtetasit mbi 16 vjeç ).
Vlera e dokumentave
Letërnjoftimi (karta e identitetit) kushton 10 euro
Pasaporta biometrike kushton 108 euro
Pagesa
Pagesa kryehet në bankën e Pireut dhe shumat përkatëse duhet të derdhen në numrin e llogarisë: Ambasada e Republikës së Shqipërisë ,Banka ePireut (në çdo pikë të bankës) .
Numri i llogarisë është 5053-052306-404
Konsullata e Republikës së Shqipërisë në Selanik
Banka Kombëtare Greke (në çdo pikë të bankës) ,në numrin e llogarisë 212/480800-26
Pagesa në këto llogari mund të kryhet edhe në çdo bankë tjetër duke marrë parasysh se do të keni një shpenzim ekstra për komisionin.
Pajisja me kupon
Mandat –pagesën që keni marrë nga banka ,tregojani personelit të ambasadës dhe merrni kuponat përkatës për dokumentat që doni të aplikoni.
Me vete duhet të keni edhe një dokument identifikimi,i cili mund të jetë,një pasaportë e vjetër,Leje Drejtimi Automjeti,Letërnjoftim elektronik (nëse e keni) ,ose një çertifikatë e muajve të fundit.
Fëmijët nën 18 vjeç duhe të jenë të shoqëruar nga njëri prind ,i cili duhet të faktojë lidhjen familjare me fëmijën nëpërmjet një dokumenti (çertifikatë familjare).
Last Updated on Sunday, 12 June 2011 17:43Albnow edhe në Facebook - Bëj like
Lajmet e fundit
-
E përdori si skllave seksi vjehrri i saj!
2012-05-20 15:19:35 -
Meta:Dialogu me Ramën për ti shërbyer integrimit në vend
2012-05-20 12:21:32 -
Fryma e Re Demokratike hap degët të reja në Fier, Lushnjë dhe Berat
2012-05-20 10:22:09 -
Horoskopi 20 Maj 2012
2012-05-20 08:24:18 -
Inaugurohet shkolla shqipe në Salamina,Greqi – Fotoreportazh
2012-05-19 16:04:14 -
Nikollë Lesi: Nano i dhënë pas parave, Topalli është zgjidhja më e mirë për Presidentin e ri
2012-05-19 09:00:43 -
Arvizu: Nano i siguron 71 vota në parlament për president -Topalli nëse kandidon duhet të bindë opozitën që ta votojë
2012-05-19 08:14:47 -
Rrezikuan jetën e fëmijëve shqiptarë,u ndërronin datën produkteve të skaduara ushqimore dhe i nxirrnin sërish në treg
2012-05-18 11:25:36 -
"Çmendet" pedagogu në Durrës,goditi sekretaren sepse ajo i vuri mungesë
2012-05-18 10:52:43 -
E vrau gruan e tij në momentin që kryenin marrëdhënie seksuale!
2012-05-18 10:23:36 -
Rama:Berisha ve Topallin dhe Ristanin mbi integrimin e vendit - Reagon PD:Rama kërcënon shqiptarët me bojkot parlamenti
2012-05-18 09:22:54 -
Mësuesit që kërcejnë për nxënësit e tyre!-Video
2012-05-18 08:48:20 -
Fëmija 5-vjeçar gjeti babain e tij të vdekur në krevat
2012-05-18 07:55:11 -
Lushnje:Për sytë e një gruaje të martuar,u shkaktua vrasja e dyfishtë dhe vetëhelmimi në duart e policisë
2012-05-18 07:10:14 -
Presidenti i ri e filloi punën me ulje rrogash 30% për kabinetin qeveritar!
2012-05-18 06:37:14 -
Prezantoheshin si kryesi e një partie dhe i morën emigrantit 4.000 euro në Greqi!
2012-05-17 19:17:14 -
"Djersë të ftohta" Spiro Kserës,KLSH-ndjek penalisht 13 zyrtarë të ministrisë së Punës
2012-05-17 11:36:23 -
Zonja e Parë e Francës na i tregoi këmbët e saj deri tek mbathjet- Foto
2012-05-17 10:36:02 -
Vajza e Madonës mbështet legalizimin e martesave mes homoseksualëve
2012-05-17 10:25:02 -
Promovohet abetarja e përbashkët Shqipëri -Kosovë,momente të shumëpritura
2012-05-17 09:17:23
Kursi valutor
Ky konvertim mundësohet nga Yahoo Finance
Mos përdorni shenjat $ £
Mund të përdorni edhe shifra të tilla 1345.89
Kategori të tjera
Albnow në facebook
Opinion
Më mirë një Greqi `Europiane` se sa Greq…
Nga Pirro Prifti
Administrator 15 May 2012 Hits:136 Opinione
Pse politikanët shqi…
Nga Kujtim Vani




