20 May 2012
Lajme flash

Varfëria ekstreme,shkoi të vidhte kabëll,ekzekutohet nga i zoti i shtëpisë 38-vjeçari!

  • PDF

Në një gjendje tepër skandaloze ekonomike gjenden qytetarët shqiptarë dhe ...

të kapur na paniku i varfërisë,nuk dinë se çfarë të vjedhin më parë.

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Krujë,ku një 38-vjeçar ka mbetur i vrarë teksa shkoi në shtëpinë e një shtetasi tjetër për ti vjedhur kabllin elektrik.

Sipas policisë,në pranga ka rënë shtetasi Kujtim Lama, 41 vjec, banues në Kruje.
Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se më datë 26.01.2012, rreth orës 23.00, në afërsi të banesës së tij, ka plagosur për vdekje me arme zjarri shtetasin Shpetim Shehu, 38 vjec, banues ne Fushe Kruje, i cili kishte shkuar për të vjedhur kabëllin elektrik.

I dëmtuari është dërguar në Spitalin Ushtarak Tirane ku megjithë mjekimin e dhënë, rreth orës 09.00, ka ndërruar jetë.

Në cilesinë e provës materiale shtetasit Kujtim Lama iu bllokua nje automatik model 56 së bashku me nje kreher pa fisheke, ndërkohë që shtetasit Shpëtim Shehu iu gjet një sasi teli dhe pajisje për këputjen e tij.

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 66 guests online