23 February 2012
Lajme flash

Policia:Djali i Gramoz Ruçit nuk iu bind policisë,e kishte automjetin pa karta,arma nuk ishte e tij!

  • PDF

-Nuk iu bind policisë djali i deputetit socialist


-Makina nuk dispononte dokumentacionin përkatës
-Turpi i policisë së Durrësit që emrin e djalit të Gramoz Ruçit e shkroi me inicial si të ishte nën moshë

 

Menjëherë  ka reaguar policia me një njoftim pas publikimit të lajmit se është arrrestuar djali i Gramoz Ruçit për armëmbajtje pa lejë.

Sipas policisë,gjatë mbrëmjes së të premtes rreth orës 18.40, ne vendin e quajtur "Rrethrrotullimi Plepa" Durrës, nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut Durrës u bë ndalimi me qëllim verifikimi i automjetit tip Volswagen Touareg me targa TR 0141 Z. Në kohën kur ky mjet po udhëtonte nga Gjirokastra në drejtim të Tiranes, drejtuesi i tij nuk iu është bindur shërbimeve të Policise për ndalim dhe verifikim të dokumentacionit te mjetit.

Nga verifikimi i kryer rezultoi se drejtues i automjetit ishte shtetasi L. Ruçi, 28 vjec, banues në Tiranë dhe së bashku me të, në mjet udhëtonin edhe shtetasit Lori Kelolli dhe E. Malaj, 22 vjec, banues ne Tirane.

Gjatë kontrollit, në automjetin e lartpërmendur u gjet dhe sekuestrua ne cilesinë e provës materiale nje arme sportive, pushke (pa numer), që dyshohet se posedohej nga shtetasi Lori Kelolli, 23 vjec, banues në Tiranë, i cili u arrestua ne flagrance per vepren penale te mbajtjes pa leje te armeve të gjahut dhe sportive. Materialet proceduriale për këtë vepër do t’i përcillen Prokurorisë së Rrethit Durrës.

Pas verifikimeve te kryera nga Njesia e Qarkullimit Rrugor Durres, automjeti me targa TR 0141 Z rezultoi pa dokumentacionin perkates dhe u bllokua administrativisht per veprime te metejshme.

Shtetasi L. Ruci dhe E. Malaj pas kryerjes se veprimeve te nevojshme proceduriale u lanë në gjendje te lirë.

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 150 guests online