20 May 2012
Lajme flash

Francezi i mbushi shqiptarët me diploma masteri dhe doktorature,por ato ishin...false!

  • PDF

Nga 300 deri në 1000 euro i shiste diplomat francezi në Tiranë.

Nuk na mjafton korrupsioni i atyre që na drejtojnë,por kemi edhe importe.

Një francez u dënua nga Gjykata e Tiranës me pesë vjet burg pasi ka shpërndarë në vendin tonë me dhjetëra diploma master dhe doktoraturë për marrëdhënie ndërkombëtare

Francezi Bruno Hamard u padit dhe u shpall në kërkim. Dje ,gjykata e Tiranës e ka dënuar me pesë vite burg për mashtrim. Hamard ofronte diploma që nisnin nga 300 deri në 1000 euro për person. Diplomat jepeshin online. Edhe pse nuk u licencua kurrë nga Ministria e Arsimit, studentët vërshuan. Vetëm në vitin akademik 2006-2007 kishte 65 studentë.

Ai organizonte aktivitete të ndryshme me Ministrinë e Mbrojtjes, ftonte në ceremonitë e diplomave zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Integrimit, etj.

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 70 guests online