20 May 2012
Lajme flash

Thyen dhe grabitën makinën e deputetit Marko Bello!

  • PDF

Nuk kanë siguri automjetet as në garazh tashmë dhe kjo rrit shqetësimin se...

ku ka arritur niveli i kriminalitetit në Tiranë.

Mes thyerjeve dhe grabitjeve të tjera,kanë edhe makina e deputetit socialist Marko Bello.

Sipas të dhënave që dalin nga policia e kryeqytetit,uniformat janë njoftuar gjatë mesditës se është dëmtuar dhe grabitur makinae deputetit socialist Marko Bello si dhe disa makina të tjera.

Ngjarja ka ndodhur në zonën “Komuna e Parisit” në garazhin e pallatit ku jeton deputeti socialist. Sipas burimeve policore, automjetit i është thyer xhami i pasëm dhe më pas janë grabitur disa sende personale. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me dy automjete të tjera, të parkuara në të njëjtin garazh.

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 74 guests online