20 May 2012
Lajme flash

Tmerr në Durrës,dy persona të vetëvrarë brenda dy ditëve,një grua e dhunuar nga burri

  • PDF

Gjendja që nuk është komentuar asnjëherë nga qeveritarët,po shkon...

nga  e keqja në të keqe,pasi vetëvrasjet në vendin tonë tashmë po shtohen me ritëm tmerrues.

Gjatë ditës së djelë,është gjetur i vetëvarur në banesën e  tij në  lagjen Nr. 13 Plazh shtetasi Besnik Seferi, 52 vjec, i divorcuar.

Nga kryerja e veprimeve te para hetimore e proceduriale mendohet se kemi të bëjmë me një vetëvrasje.

Vetëm dy ditë më parë,më datë  17.02.2012, rreth ores 09.35, u gjet  i varur në banesen e tij në fshatin Pjeze Shijak Durrës shtetasi Lulzim Kurti, 48 vjec.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore e proceduriale mendohet se kemi të bëjmë me një vetëvarje, pasi ky shtetas vuante nga probleme te depresionit.

Përveç vetëvrasjeve,tmerr shkaktojnë edhe rastet e dhunës ndaj femrës.

Më date  18.02.2012 u plotësua Kërkesë-Padia për Lëshimin e Urdhërit të Mbrojtjes së Menjëhershme për një 40-vjecare, banuese në rrethin Durrës, e cila deklaron se ndaj saj ka ushtruar dhune fizike e psikologjike bashkëshorti i saj, shtetasi Sh.K., 41 vjec.

Një ditë më parë,filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit E.Q., 26 vjec, banues në Durrës, pasi më datë 15.02.2012, rreth orës 19.00, ka shkelur Urdherin e Mbrojtjes të datës 10.02.2012 ndaj ish-bashkshortes së tij 26-vjeçare.

Last Updated on Monday, 20 February 2012 13:08

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 68 guests online