20 May 2012
Lajme flash

Kishte gjetur punë “me mik”,i gjente klientë një prostitute,tarifa shumë e shtrenjtë, 50 mijë lekë!

  • PDF

Ka marrë fund mbrëmë "zanati" i një 27-vjeçari në Elbasan,i cili prej ...

një periudhe të gjatë i gjente klientë një 26-vjeçareje për arsye prostitucioni.

Siaps policisë,në pranga ka rënë 27-vjeçari Edmond Seferi, banues në lagjen “Brigada 17 Sulmuse” Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi, nga hetimet disa mujore të policisë ,rezultoi se ky shtetas prej një periudhe 5-mujore, shfrytëzonte për qëllime prostitucioni shtetasen S.Bullari,  duke i gjetur kliente të ndryshem kundrejtë pagesës 5000 lekësh të reja.

Shtetasi Edmond Seferi akuzohet per vepren penale “Shfrytezim prostuticioni”, parashikuar nga neni 114 i kodit penal.

Po keshtu është bërë arrestimi dhe për shtetasen S.Bullari, 26 vjeçe, banuese në fshatin Çengelaj, Komuna Pajovë Peqin, e cila akuzohet per vepren penale Ushtrim prostuticioni.

Gjithashtu u  sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

-  2 (dy) aparate telefoni celulari të markes Nokia dhe Motorola

- 9500  (nëntëmijë e pesëqind) lekë të reja.

- 1  (një) armë e ftohtë e llojit thikë

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 66 guests online