20 May 2012
Lajme flash

Vrasja që tronditi Tiranën,policia:Vrasja e Eleni Bashos u organizua nga bashkëshorti i saj!

  • PDF

Pas shumë skenarëve dhe interpretimeve për vrasjen e laborantes Eleni Basho,policia ...

e kryeqytetit ka prangosur bashkëshortin e  saj si organizator i ekzekutimit të gruas së tij.

Policia njofton nëpërmjet një deklarate për shtyp se ka zbardhur vrasjen e 33-vjeçares Eleni Basho,ngjarje kjo e ndodhur më datë 2 Shkurt 2012 në Shkozë Tiranë.

Nga hetimet e bëra dhe materialet e mbledhura,ka rezultuar se organiator i krimit ka qenë shtetasi Ilia Thanas BASHO(bashkëshortit të viktimës), 38 vjeç, me banim në

Tiranë.

Ndaj autorit të dyshuar të vrasjes, u mor masa e menjëhershme e ndalimit për konsumim të veprës penale të “Vrasjes me paramendim ” të prashikuar nga nenet 78/1, 25 dhe 278/2 të Kodit Penal, ndërsa materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Last Updated on Wednesday, 22 February 2012 11:13

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 65 guests online