20 May 2012
Lajme flash

Tirana po kthehet në disko gjigante, banorët vuajnë nga pagjumësia dhe muzika e lartë në mes të pallateve

  • PDF

Kryeqytetasit jetojnë nën presionin e vazhdueshëm të ....

zhurmave, duke ua bërë jetën gjithnjë e më të vështirë. Ky shqetësim nuk u ndahet jo vetëm ditën, por as natën, duke u kthyer në një makth, sepse nuk po munden të bëjnë gjumin të qetë. Ky është shqetësimi i banorëve të zonave të zhurmshme të kryeqytetit, dhe për ta duket se kjo situatë është e padurueshme.“Zhurmat po na stresojnë deri në çmenduri. Nuk mund t’i durojmë, se jemi të moshuar dhe të sëmurë”,- pohon Astriti, banor i rrugës “Don Bosko”. Zhurmat i shoqërojnë në çdo moment.

Madje edhe në orët e vona të natës, në vend që të flenë, janë të detyruar të dëgjojnë muzikë të lartë jo vetëm nga lokalet e zonës ku jetojnë dhe makinat që lëvizin në çdo moment, por sidomos nga qejflinjtë që ndezin muzikën deri në “kupë të qiellit”. Gazetari i ALBNOW në Tiranë ka qenë prezent dje në mbrëmje deri në orët e vona të mbrëmjes dhe konstatoi se vetëm në orën 24.00 mund të pushonte muzika “e çmendur”.

Por çfarë ndodh në vërtetë? Disa familje mblidhen së bashku dhe kërcejnë e dëfrehen shpesh pa arsye deri në orët e vona të mbrëmjes, duke shqetësuar qindra banorë të tjerë rrotull. “Kam thirrur disa herë në telefon policinë, por ata bëjnë xhirro, shikojnë situatën dhe ikin, sepse janë njerëzit e tyre, ndryshe s’ka si të ndodhë” – thotë Albana Kozeli, tepër e shqetësuar nga indiferenca e organeve shtetërore për këtë çështje.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ndërkohë, ALBNOW u interesua sot tek një prej punonjësve të Shëndetit Publik, i cili theksoi se vitin e kaluar ky Institut ka realizuar një raport për bezdisjen dhe çrregullimet e popullatës nga zhurmat, në zonat më problematike të Tiranës ku objekt studimi u bënë 275 familje dhe gati 90 % e tyre ishin të shqetësuar nga ky fenomen.Duket se deri në zbatimin e ligjit, banoët e Tiranës do të kenë nervozizëm, deri në shurdhim për zhurma shumë të forta. Këto janë pasojat ekstreme që shkaktojnë zhurmat.

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 82 guests online