20 May 2012
Lajme flash

Tarifat e korrupsionit në maternitetet shqiptare,mbushni xhepin para se të niseni

  • PDF

“Para 5 muajsh më lindi nusja me operacion dhe më kishin ...

paralajmëruar që shpenzimet do shkonin 400 mijë lekë të vjetra, sepse 200-300 mijë lekë do mjeku, kurse të tjerat i ndajnë  anestezisti dhe infermieret”. Kështu u shpreh për ALBNOW, Gazmendi, babai i djalit 5 muajsh, i cili pati këtë përvojë në maternitetin shtetëror, por ai na tha gjithashtu se duhet të kesh të mbushur xhepin me 2 mijëshe dhe 5 mijëshe për shërbimet e rojes dhe infermierëve të turnit, të cilët për çdo hyrje – dalje, duan “dhuratën” e tyre. 

Është bërë tashmë si ritual, që të presësh një lindje fëmije, duhet të kesh xhepin plot. Madje shumë prej atyre që e kanë pasur këtë fat, të këshillojnë të lidhesh me një mjek që të kujdeset ai deri ditën kur do vijë në jetë fëmija. Dhe është disi e çuditshme, nëse dikur shkoje në maternitet me llokume dhe karamele, ato s’ti merr më njeri, i ofendon mjekët dhe stafin ndihmës.

Sipas një studimi të kryer disa kohë më parë nga INSTAT-i, rreth 800 familjarë të pyetur në maternitetet e Tiranës, kanë pranuar se kanë dhënë para në këmbim  të shërbimit spitalor.

Studimi tregon se për një ditë shërbim, pacienti duhet të paguajë nga 200 deri në 800 lekë infermieren në pavijon, ndersa infermierja në sallën e operacionit nga 500 deri në 1000 lekë. Tarifa që i jepet mjekut anestezist është 5 mijë lekë të reja. Ndërkohe tarifën më të lartë, e kane mjekët kirurgë, të cilët për një ndërhyrje marrin nga 1.500 deri në 30 mijë lekë. 

“Nuk e kuptoj, lindin ata apo lindin gratë, pse duhet të paguash kaq shumë? – pyeti Alketa, një studente e porsadiplomuar, e habitur me fenomenin.  Por ka pasur jo pak raste, që mjekët i kanë futur gratë shtatzëna në sallën e operacionit, pa i kaluar në lindje normale, vetëm e vetëm për të marrë lekë, duke rrezikuar edhe jetën e tyre. “Në të tilla raste, ata nuk tregohen njerëz, por s’kanë faj, fajin e ka shteti që nuk iu tregon vendin” – thotë Gazmendi, i cili pati një përvojë të tillë.


Tarifat e pashkruara

Lindje normale, mjeku 10 mijë lekë të reja                Infermieret, 5 mijë lekë të reja
Lindje me operacion, mjeku 20 mijë-40 mijë lekë    Infermieret, 10 mijë lekë të reja

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 93 guests online