20 May 2012
Lajme flash

Plas sërish protesta e minatorëve në Bulqizë, prani e shumtë e forcave policore, "fle" qeveria

  • PDF

Që prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, minatorë janë...

vendosur para portave kryesore të ACR, ku vihet re një prani e forcave të shumta policore. Minatorët deklarojnë se nëse sot nuk realizohet marrëveshja ata do ti rikthehen grevës së urisë.

Minatorët rinisën protestat para zyrave të ACR-së për plotësimin e kërkesave të tyre, ndërkohë që përfaqësuesit e firmës kërkojnë nënshkrimin e marrëveshjes me minatorët, por pa praninë e presidentit të Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikollaj.

Administratori i ACR-së, Giga Bedineishvili, u ka dërguar dje një letër minatorëve, ku u ka shpjeguar se firma merr përsipër sigurimin e kushteve më të mira në punë, transparencën e investimeve dhe rritjen e pagës me 20 për qind.

Ndërkohë, ai nuk merr përsipër të paguajë minatorët për ditët e protestave dhe grevës së urisë. Këto kushte nuk janë pranuar nga minatorët. Ministri i Punës dhe Inspektoriati i Punës duhet të ndërhyjnë në këtë situatë.

Last Updated on Tuesday, 23 August 2011 10:09

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 92 guests online