20 May 2012
Lajme flash

Tirana në kaos, makinat parkojnë në trotuare, qytetarët ecin mbi gropa dhe pellgje

  • PDF

Rrugët e Tiranës janë kthyer në vend parkime dhe këtu bëhet fjalë....

për trotuaret e këmbësorëve, të cilët duhet të kalojnë në rresht për një. Në një krah është rruga e automjeteve dhe në tjetrin parkimi i tyre në trotuare. Me apo pa dashje të gjitha strukturave, atyre vendore dhe policisë së qarkullimit situata në këtë drejtim iu ka dalë jashtë kontrolli. Nëse të gjitha rrugët kryesore po mbulohen me shërbime shtesë nga qarkullimi rrugor për të shmangur aksidentet  ato dytësore janë krejt të pambuluara me shërbime, ku mbizotëron kaosi, trafiku dhe rrëmuja.


ALBNOW konstaton parkingjet e munguara të kryeqytetit të mbipopulluar, si me njerëz, ashtu edhe me makina, ku fluksi i të dyjave ka krijuar edhe atë që quhet “kaosi i Tiranës” në zhargonin e përditshëm. Fakti që është rritur numri i mjeteve që lëvizin në kryeqytet, ka bërë që parkingjet jopublike të lulëzojnë gjithandej dhe duart që të drejtohen për të marrë një pagesë për parkimin janë kudo më të shumta.


Gazetari ynë u përpoq në terren të merrte intervista nga qytetarët, por ishte e pamundur, jo sepse ata nuk donin, por sepse kishin mllef dhe shanin vazhdimisht shoferët dhe qeverinë. Prandaj në këtë reportazh flasin vetë fotografitë. Lexuesit le të shikojnë dhe të gjykojnë këtë situatë.


Last Updated on Wednesday, 24 August 2011 10:37

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 94 guests online