20 May 2012
Lajme flash

Semaforët me ”pushime verore” – Policia rrugore e “padukshme”

  • PDF

Në një kaos trafiku është kthyer kryeqyteti me problematikën...

e madhe që ka lindur me semaforët,të cilët në shumë raste nuk punojnë.

Ky është një nga problemet e mëdha të kryeqyrtetasve,të cilët nuk mund të kalojnë dot as rrugën,për shkak se edhe një pjesë e  shoferëve janë të papërgjegjshëm dhe nuk respektojnë këmbësorët.

Dy kryqëzime që na zuri syri janë ,njëri  tek rruga Jordan Misja tek Gjykata e Krimeve të Rënda dhe i dyti tek Ministria e Mbrojtjes, përballë me Galerinë e Arteve.

Nëna me fëmjë për dorë ose me fëmijë në karrocë, të moshuarve që ju duhet më tepër kohë për të kaluar rrugën,janë problem kryesor. “Por mbi të gjitha ajo që na shqetëson, është se makinat duke mos pasur ngjyrat e semaforit kalojnë .  Shoferët nuk marrin ,asnjëherë ,parasysh këtë fakt : Të respektosh këmbësorin, t’i japësh prioritetin e kalimit. Nëse aty ndodh aksident shoferi nuk ka pse të denohet apo gjobitet. “thotë për Albnow Alketa Maksuti.

“për emendimin tim shoferi  është në rregull më veten e tij , pavarsisht shpejtësisë që mund të ketë. Aty nuk ka tabela të vlerave të lejuara të shpejtësisë.  Policin  rrugor nuk bëhet fjalë të shikosh, ndoshta për vetë periudhën, pjesa më e madhe e tyre kanë qënë me pushime.” ,vazhdon ajo.

Duke folur edhe për kryqëzimet e mëdha,Alketa thotë se “ sido të jetë , në rrugët kyҫe dhe që dihet nga Qarkullimi Rrugor , lëvizja e makinave dhe këmbësorëve është në fluks të madh ,duhet  të jetë në qëndër të vëmendjes të tyre.  Janë udhëkryqe që kanë nevojë ose semaforët të jenë në punë, ose të ketë polic  rrugor. Por me sa duket pushimet  ndikojnë edhe në këtë pikë.

Shpresojmë që kjo  situatë të rregullohet dhe dikush të kujtohet që ka nevojë për masa urgjente. Nuk jam në djeni të faktit se sa janë në djeni të kësaj gjendje autoritetet përkatëse të Qarkullimit Rrugor dhe sa punonjësit e bashkisë të vjetërit ( apo të rinjtë të emëruar) , por njerëzve që ju duhet të bëjnë në këmbë  rrugët me udhëkryqe ju nevojitet kjo zgjidhje.” përfundon ajo.

Disa ditë më parë Albnow ka publikuar sjelljen skandaloze të një polici,i cili nuk respektoi këmbësorët,por vuri në rrezikën jetën e një çifti emigrant në Tiranë.

Lexoni lajmin…

 

Tiranë:Polic qarkullimi rrezik për komunitetin,njohuri zero në Kodin Rrugor

Last Updated on Wednesday, 31 August 2011 18:30

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 97 guests online