20 May 2012
Lajme flash

Taksistët e Tiranës po falimentojnë, i kërkojnë llogari Bashës të mbajë premtimin pë të luftuar tregun informal

  • PDF

Pasi kanë bllokuar me mjetet e tyre një pjesë të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në ...

shenjë proteste, taksistët i kanë rënë burive dje për disa minuta. Përfaqësues të sindikatës nëpërmjet megafonit kanë kërkuar nga ministritë e linjës të zbatojnë ligjet e shtetit për moslejimin e taksive të palicensuara, si dhe rimbursim apo edhe lehtësira financiare për shërbimin taksi konform ligjeve dhe rregullave.

Taksistët deklaruan se në rast të mosplotësimi të menjëhershëm të kërkesave të parashtruara do të përshkallëzojnë veprimet njësoj si kolegët e tyre në Greqi dhe në shumë vende të BE-së. Ata i kanë kërkuar kryebashkiakut Basha të mbajë premtimet elektorale për ndalimin e tregut informal të shërbimit taksi në kryeqytet, i cili sipas tyre po con drejt falimentit bizneset e licensuara.

Last Updated on Friday, 23 September 2011 07:13

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 96 guests online