20 May 2012
Lajme flash

Bashkia e Tiranës nisi sot aksionin e largimit të tregtarëve nga trotuaret, por shitësit i kundërshtojnë inspektorët

  • PDF

Sot, që në orët e para të mëngjesit, policia bashkiake ka nisur...

të ndërhyjë në pikat ku trotuaret janë të zëna nga baret, apo tezgat e ambulatorëve.

Nga vëzhgimi i gazetarit të ALBNOW, u vu re refuzimi për largimin nga trotuari. Kjo u vu re te rruga e Kavajës në Tiranë, por raportohet se aksioni ka nisur edhe në pika të tjera të Tiranës. Kjo tregon se bashkia nuk do ta ketë të lehtë për të hequr paqësisht këta tregtarë të vegjël.  

Pak ditë përpara ultimatumit të bashkisë, tregëtarët ambulatorë vazhdonin aktivitetin e tyre të qetë. Ata nuk janë përgjigjur thirrjeve të shpeshta të bashkisë për të liruar tortuaret.


Tregtarët thanë se nuk do të lëviznin, edhe nëse kjo do të ndodhë forcërisht. Duke e konsideruar ato pak të ardhura që fitojnë si të vetmen mënyrë për jetesën, ata kërkojnë nga bashkia t`ju gjej një hapësirë të caktuar ku të zhvendosen. Por sot ishte vetëm dita e parë. Pritet të shikohet nëse ky proces do ketë sukses apo do dështojë.

Last Updated on Sunday, 02 October 2011 16:05

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 80 guests online