20 May 2012
Lajme flash

Vonesë e paparë në doganën e Kapshticës - Kur duhet të udhëtoni që ti shmangeni radhëve ? - "Fajtorë" udhëtarët ?

  • PDF

Pjesa e brendshme e doganës shqiptare,KapshticëPritja e gjatë në doganën e Kapshticës ka indinjuar pasditen e...

kaluar 30/10/2011 emigrantët dhe vizitorët shqiptarë që u nisën nga Shqipëria për në Greqi.

Më shumë se 5 orë kanë pritur udhëtarët në radhë dhe kjo kryesisht për veturat,ndërsa autobusët kanë pasur favor duke kaluar pas tre orësh pritje.

Radhët e gjata kanë qenë kryesisht në doganën shqiptare.Nga sportelet që vulosen pasaportat e deri në fund të radhës,gjatësia ka qenë më shumë se 3 km.

Pjesa e brendshme e doganës shqiptare,Kapshticë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Punonjësit e policisë së doganës së Kapshticës i kanë bërë thirrje shqiptarëve nëpërmjet Albnow që të reduktojnë sa më shumë është e mundur kalimin ditën e  djelë.

"Ditët e javës pothuajse nuk ka radhë fare" tha një polic,i cili kërkoi të respektohet ruajtja e të dhënave,ndërsa shtoi se "emigrantët dhe qytetarët shqiptarë që udhëtojnë nga Shqipëria për në Greqi,duhet të zgjedhin edhe ditët e javës për të udhëtuar,për të mos u krijuar ky kaos ditën e dielë".

Kur gazetari gjeti argumentin se emigrantët punojnë ditët e javës,atëherë punonjësi i policisë tha se "ushëtimin drejt Greqisë duhet ta bëjnë gjatë ditëve të javës shtetasit që shkojnë për vizitë,pasi pas liberalizimit të vizave,numri i kalimit të vizitorëve është më i madhe se numri i emigrantëve.Nëse këta udhëtojnë ditët e javës,emigrantëve u mbetet e diela për të kaluar  pa vonesë".

Last Updated on Monday, 31 October 2011 19:08

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 82 guests online