Reportazhi rrënqethës,skamja,izolimi dhe mjerimi në fshatrat shqiptare - Video tronditëse
- Sunday, 04 December 2011
- Written by Administrator
- Section:
- Category: Reportazh

Izolimi, harresa dhe skamja janë shoqëruesit e vetëm në jetën e banorëve ..
të zonave të thella të Kukësit.Aty ora duket sikur ka mbetur një shekull më parë. Mes dhimbjes së një realiteti thuajse të pabesueshëm. Në fshatin Lojme edhe varfëria e ka të vështirë të jetojë.
Rruga është mjaft e vështirë dhe vende-vende do të mjaftonte ndonjë rrëshqitje e vogël për tu rrokullisur poshtë në një greminë qindra metra të thellë.Udhëtimi rraskapitës përfundon kur papritur në një grykë të thellë të shfaqet fshati Lojme.Kullat dhe shtëpitë që duken si të mbira nga thellësia e shekujve të shkuar, thuaj se shkrihen me ngjyrën e hirtë të malit.
Nëse nuk do të ishte për ndonjë banor që shfaqet tek-tuk në rrugicat e fshatit, vështirë se do të besohej se aty ka njerëz që jetojnë ende edhe sot.Varfëria materializohet në mënyrë rrënqethëse që në shtëpinë e parë të fshatit, ku në një rreth 10 metër katror jetojnë 8 persona, babai, nëna dhe gjashtë fëmijët.
Gjashtë mijë lek në muaj të ardhura, kaq vlen jeta e tyre, gjithçka tjetër është një sfidë e përditëshme për të mbijetuar në këtë fshat të izoluar kur mundësitë për diçka më shumë nuk ekszistojnë."Bukë dhe kripë, se gjë tjetër nuk kemi", shprehet nëna e gjashtë fëmijëve.Në familjen Kasta,ku ka shkuar gazetari i Top-channel, buka e thatë dhe mjerimi konsumohen sëbashku në të njëjtën sofër shpesh të zbrazët. Transporti i ushqimeve dhe e gjithçkaje tjetër që poshtë nga rruga bëhet me krahë dhe në rastin më të mirë me kafshë.
Por edhe mushkat dhe gomerët aty janë luks i tepërt dhe numërohen me gishtat e njërës dorë, në një fshat që ka rreth 300 banorë. "Në të vërtet është për të ardhur keq që fshati Lojme vuan kështu", shprehet një banor.Në Lojme veç shtëpive dhe familjeve asgjë tjetër nuk ndryshon, realiteti paraqitet kudo me të njëjtën fytyrë të lodhur edhe të braktisur."Nuk kemi as rrugë makine dhe as rrugë kembësore, fshati jonë duket sikur nuk ekziston", shprehet një tjetër banor i fshatit.
E sikur të mos mjaftonte, çorbës së halleve të banorëve u shtohet edhe rrëshqitja e tokës, një fenomen që ndodh shpesh në Lojme dhe që ka shkatërruar dhjetra banesa.Isufi është një nga ata banorë që nuk ka më shtëpi dhe pavarsisht kësaj askush nuk është kujtuar ta ndihmojë, as pushteti lokal dhe aq më pak ai qëndror.
Zgjidhja e vetme ka qënë të qëndrojë përkohësisht në banesën e një banori tjetër të larguar."Kjo është vdekje, më mirë të vdesësh se sa të jetosh kështu", shprehet Isufi. Në fshatin e harruar në një cep të maleve të Kukësit, me shtëpi gjysëm të rrënuara prej guri dhe të mbuluara me rrasa, duket sikur jemi këthyer "pas" në kohë.Bota e civilizuar për këta banorë ndodhet larg, shumë larg që këtu."Ne jemi një fshat i këputur, i varfër, këtu është një katastrofë", shprehet një tjetër banor.
Në fshat edhe fëmijët nuk jetojnë si të tillë edhe pse ëndërrojnë më shumë se të rriturit, ëndërrojnë të kalojnë një ditë kufirin e fshatit Lojme, për të prekur jetën tjetër, atë me drita, me rrugë të shtruara, me parqe dhe shkolla të vërteta. Mësuesi është i vetmi i huaj që vjen shkon aty çdo ditë, në shi dhe dëborë pa u ndalur, një udhëtim që e nis që në orën gjashtë të mëngjesit për të qënë diku në orën tetë pranë shkollës.
"Përveç kushteve që kemi brenda në shkollë, shtohet dhe problemi i rrëshqitjes së shkollës, e cila nga dita në ditë na rrezikon ne që jemi brenda saj",shprehet mësuesi i shkollës./ Reportazh-Speciale Top Channel/
| < Prev | Next > |
|---|
Albnow edhe në Facebook - Bëj like
Lajmet e fundit
-
E përdori si skllave seksi vjehrri i saj!
2012-05-20 15:19:35 -
Meta:Dialogu me Ramën për ti shërbyer integrimit në vend
2012-05-20 12:21:32 -
Fryma e Re Demokratike hap degët të reja në Fier, Lushnjë dhe Berat
2012-05-20 10:22:09 -
Horoskopi 20 Maj 2012
2012-05-20 08:24:18 -
Inaugurohet shkolla shqipe në Salamina,Greqi – Fotoreportazh
2012-05-19 16:04:14 -
Nikollë Lesi: Nano i dhënë pas parave, Topalli është zgjidhja më e mirë për Presidentin e ri
2012-05-19 09:00:43 -
Arvizu: Nano i siguron 71 vota në parlament për president -Topalli nëse kandidon duhet të bindë opozitën që ta votojë
2012-05-19 08:14:47 -
Rrezikuan jetën e fëmijëve shqiptarë,u ndërronin datën produkteve të skaduara ushqimore dhe i nxirrnin sërish në treg
2012-05-18 11:25:36 -
"Çmendet" pedagogu në Durrës,goditi sekretaren sepse ajo i vuri mungesë
2012-05-18 10:52:43 -
E vrau gruan e tij në momentin që kryenin marrëdhënie seksuale!
2012-05-18 10:23:36 -
Rama:Berisha ve Topallin dhe Ristanin mbi integrimin e vendit - Reagon PD:Rama kërcënon shqiptarët me bojkot parlamenti
2012-05-18 09:22:54 -
Mësuesit që kërcejnë për nxënësit e tyre!-Video
2012-05-18 08:48:20 -
Fëmija 5-vjeçar gjeti babain e tij të vdekur në krevat
2012-05-18 07:55:11 -
Lushnje:Për sytë e një gruaje të martuar,u shkaktua vrasja e dyfishtë dhe vetëhelmimi në duart e policisë
2012-05-18 07:10:14 -
Presidenti i ri e filloi punën me ulje rrogash 30% për kabinetin qeveritar!
2012-05-18 06:37:14 -
Prezantoheshin si kryesi e një partie dhe i morën emigrantit 4.000 euro në Greqi!
2012-05-17 19:17:14 -
"Djersë të ftohta" Spiro Kserës,KLSH-ndjek penalisht 13 zyrtarë të ministrisë së Punës
2012-05-17 11:36:23 -
Zonja e Parë e Francës na i tregoi këmbët e saj deri tek mbathjet- Foto
2012-05-17 10:36:02 -
Vajza e Madonës mbështet legalizimin e martesave mes homoseksualëve
2012-05-17 10:25:02 -
Promovohet abetarja e përbashkët Shqipëri -Kosovë,momente të shumëpritura
2012-05-17 09:17:23
Kursi valutor
Ky konvertim mundësohet nga Yahoo Finance
Mos përdorni shenjat $ £
Mund të përdorni edhe shifra të tilla 1345.89
Kategori të tjera
Albnow në facebook
Opinion
Më mirë një Greqi `Europiane` se sa Greq…
Nga Pirro Prifti
Administrator 15 May 2012 Hits:136 Opinione
Pse politikanët shqi…
Nga Kujtim Vani




