20 May 2012
Lajme flash

Mësuesit nën tmerrin e kafshëve të egra,kompania që fitoi tenderin e transportit,i braktis në mes të rrugës!

  • PDF

Gjysmë rroge marrin tre mësues në një shkollë të Beratit,pasi gjysmën...

tjetër e shpenzojnë për transportin e  tyre për fshatin ku është shkolla që ata japin mësim.Tre mësuesit janë ankuar në Drejtorinë Arsimore,por askush nuk ka reaguar.

Bëhet fjalë për shkollën 9-vjeçare në fshatin Levan të Beratit.Tre mësuesit,dy femra e një mashkull,përshkojnë çdo ditë më shumë se 6 km rrugë më këmbë,pasi personi që ka fituar tenderin,i le ata në fshatin Sinjë,duke i detyruar tre mësuesit të paguajnë nga xhepi i tyre automjet tjetër për të shkuar në fshatin Levan,ose ta përshkojnë rrugën në këmbë mes pyjesh ,në shi dhe erë dhe nën kërcënimin e kafshëve të egra.

Duke folur në Albnow,mësuesit thonë se shpenzojnë rreth 200 mijë lekë në muaj vetëm për transportine tyre nga fshati Sinjë deri në Levan dhe anasjelltas,pasi personi që ka fituar tenderin për transportin e tyre,i çon nga Berati deri në Sinjë dhe aty i braktis.

Sipas mësuesve,tenderi është fituar nga një person,i cili duhet të bëjë transportin e mësueve nga Berati për në Levan,mirëpo ky i le ata në Sinjë,pa dhënë asnjë shpjegim përse nuk respekton marrëveshjen.

"Nisemi në orën 07.00 nga Berati për në Levan ku është shkolla 9-vjeçare.Nga Berati deri në Levan ku ne duhet të shkojmë,është 19 km.Autobusi na le në Sinjë dhe jemi të detyruar të përshkojmë në këmbë ose të paguajmë automjet tjetër nga Sinja për në levan,që është një rrugë prej 6 km" thonë mësuesit për korrespodentin e  Albnow.

"Rruga është terpër e frikshme për tu përshkuar në këmbë ndaj dhe detyrohemi të paguajmë makinë tjetër,në të cilën japim nga 5.000 lekë çdo njëri nga mësuesit për të shkuar nga Sinja në Levan.5.000 për të shkuar e 5.000 për tu khyer,bëjnë 10.000 në ditë,që do të thotë se shpenzojmë më shumë se 200.000 lekë në muaj për transportin tonë"shtojnë mësuesit.

Të pyetur nëse kanë bërë ankesë në Drejtorinë Arsimore,ata shprehen se "nuk kemi marrë asnjë përgjigje,edhe pse u kemi bërë të ditur se personi që ka fituar tenderin për transportin nuk na çon asnjëherë deri tek shkolla në fshatin Levan"!

Last Updated on Sunday, 05 February 2012 21:07

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 87 guests online