20 May 2012
Lajme flash

Sondazhi: Femrat, kampione të gënjeshtrave

  • PDF

Sipas një sondazhi të “Timex Multisport Team”, që kujdeset për atletët profesionistë, duke...

u dhënë atyre mbështetje psikologjike dhe fizike, është vënë re se femrat gënjejnë 474 herë në vit për sa i përket ushqimit. “Nuk e kuptoj se përse nuk më bëjnë më xhinset e vjetra”, - thonë, ndërsa janë duke ngrënë një biskotë.

Në fakt, nuk ishte i nevojshëm një studim shkencor për të kuptuar se në pjesën më të madhe të rasteve femrat fshihen pas të ashtuquajturave dietave, duke i gënjyer të gjithë ata që i rrethojnë dhe vazhdojnë të hanë patatina, të pinë verë, të shijojnë një ëmbëlsirë ose të mos i rezistojnë tundimit për të konsumuar ndonjë aperitiv. Nuk arrijnë të jenë të sinqerta as me veten, dhe ndërkohë që trupi mbulohet nga dhjami, ato mbyllin veshët e tyre dhe të atyre që i rrethojnë (kanë nevojë për dëshmitarë që të konfirmojnë alibinë e tyre) për të mos dëgjuar gjepurat që thonë.

Gënjeshtrat më klasike janë: “Sot nuk kam prekur bukë me dorë!” (gjë që nuk e ul nga pesha, pavarësisht se thotë këto fjalë); “Në drekë kam ngrënë vetëm sallatë” (nuk e llogarisin vajin dhe ullinjtë që gjendeshin në sallatë); “Hëngra vetëm një copë të vogël tortë”, apo “Kam pirë vetëm dy gllënjka verë!” (po si është e mundur që torta u mbarua dhe shishja e verës është pothuajse në fund?)

Ëndrra e këtyre “gënjeshtareve” është të identifikohen me masën 42, edhe pse realisht janë 48 ose 50. Të dashura vajza, nëse dëshironi që të mos gënjeni veten dhe të dukeni vërtetë mirë, keni vetëm dy rrugë: të bëni shumë aktivitet fizik, ose ta bindni veten se nuk do të jeni kurrë një modele kopertine. Ndonjëherë një fytyrë e qeshur është shumë herë më e bukur se një barkë i sheshtë.

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 86 guests online