20 May 2012
Lajme flash

Digjet në qendër të Beratit libri 'Enver Hoxha' i publicistit Fevziu

  • PDF

BERAT- Pas Ferizajt në Kosovë dhe komunistëve të Elbasanit edhe dy parti, ajo...

Komuniste dhe Partia e Punës së Shqipërisë në rrethit të Beratit kanë djegur ditën e djeshme librin publicistik të Blendi Fevziut, "Enver Hoxha". Në prani të anëtarëve të të dy partive, por edhe të kureshtarëve, komunistët e PPSH dhe ata të PK, pasi kanë spërkatur me benzinë tri kopje të librit "Enver Hoxha" të Fevziut u kanë vënë atyre flakën në sheshin qendror të qytetit.

Kryetari i PPSH, Aleko Boçe, njëherazi anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit të Beratit pohoi për 'G.SH' se "ne i vlerësojmë librat dhe nuk është në sjelljen tonë djegia e tyre, por sot ne po djegim librin e një faqeziu me emrin Blendi Fevziu". Më tej ai shtoi se, vetë Blendi Fevziu shprehet se për këto që shkruan nuk kam gjetur fakte, pra janë të gjitha thashetheme të tij, pra të nipit të tradhtarit të kombit Esat Pashë Toptani.

Edhe kryetari i PKSH, Sali Myftai tha se ne asnjëherë nuk jemi për djegien e librave, por ky nuk është libër, por denigrim. Ne djegim ato libra që nuk thonë të vërtetën dhe që mohojnë të vërtetat historike.

Sipas tij, "libri i Blendi Fevziut nuk përfaqëson asgjë tjetër veç një propagandë të egër kundër kësaj figure, që po kërkohet të denigrohet nga një grup njerëzish, sikurse është edhe nipi i Esat Pashë Toptanit, Blendi Fevziu. Burime konfidenciale nga dy grupimet politike PPSH dhe PK, pohojnë se vetë autori i librit, Fevziu nëpërmjet disa anëtarëve të partive komuniste ka sponsorizuar djegien e librit "Enver Hoxha" me qëllim reklamimin e tij. Pas djegies së librit shumë prej kureshtarëve iu janë drejtuar librarive  të qytetit për të blerë librin "Enver Hoxha" të publicistit Fevziu.

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 66 guests online