20 May 2012
Lajme flash

Rrëfim rrënqethës i nënës së gazetarit - Kur do e shikojë djalin e saj që u detyrua të braktisë Shqipërinë nga kërcënimet ? - Video

  • PDF

Fatos MahmutajEnde nën kërcënimin e mafies që ka përfshirë qeveritë është vendi ynë ...

dhe shumë gazetarë nuk guxojnë të bëjnë punën e tyre,pasi i pret "plumbi mbrapa derës".

Një nga këta ka qenë edhe gazetari Fatos Mahmutaj,i cili u plagos më 21 Janar 2011,kur afër tij ranë të vdekur katër protestues shqiptarë ,afër portës së kryeministrisë.

Lexoni dhe shihni të plotë rrëfimin e mamasë së Fatos Mahmutajt, gazetarit që u plagos në 21 janar 2011 në krye të detyrës.

“Unë jam mamaja e gazetarit Fatos Mahmutaj që u plagos më 21 janar dhe kam marrë pjesë sot në këtë homazh, në nderim të atyre që dhanë gjak aty dhe jetën për një jetë më të mirë. Ndër këta, afër Hekuran Dedës, është plagosur edhe Fatosi im, në krye të detyrës në punë si gazetar.

Mua më është shkatërruar familja. Fatosi u detyrua të largohej dhe kërkoi strehim politik në Belgjikë. Por, kjo qeveri e poshtër, nuk i ndali plumbat karshi familjes time. Dërgoi policin civil dhe më qëlloi edhe djalin tjetër që e kisha në shkollë, në universitet, për elektronikë. Dhe unë djalin tani e kam të ngujuar. Kemi frikë, e qëlloi polici me 6 plumba kur djali jepte provimet për në shkollë dhe kthehej për në shtëpi.

Unë banoj me qera. Kërkoj që Sali Berisha të ndali plumbat se më ka shkatërruar familjen. I bëj thirrje gjithë popullit që të ngrihet se Sali Berisha nuk e meriton që të jetë kryeministër, se po na vret djemtë, po na shkatërron familjen, po na i përzë nga Shqipëria. Djali nuk i vazhdon më studimet pasi është i ngujuar. Kemi shumë frikë.”

 

Last Updated on Sunday, 22 January 2012 09:57

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 64 guests online