20 May 2012
Lajme flash

Vjersha rrënqethëse e vajzës së Ziver Veizit ,i vrarë më 21 Janar 2011 para kryeministrisë

  • PDF

Mijëra njerëz kanë lotuar në momentin që ka dalë para mikrofonit vajza e Ziver Veizit,njëri ...

nga katër të vrarët para kryeministrisë më 21 Janar 2011,teksa po protestonin për të drejtat që zotëron një njeri i thjeshtë në një vend demokratik.
Fotografia e vajzës që recitoi vjershën,ka bërë  xhiron e botës dhe tronditi njerëzit.Ajo mes lotëve ka recituar dy poezi të shkurtra për të atin:

 

Fshati im

 

Në mes maleve, fushave e kodrave

gjendet fshati im

ai fshat ku unë kam lindur

ai fshat i vogël rrëzë malit

ku në verë shkëlqen

Ai fshat i vogël

s’ka më gjelbërim

Atij trimin ia vranë

në luftë kishte shkuar pa armë

në luftë kishte shkuar me fjalë

për të drejtën e tij

e jo për famë


Ky fshat krenar

nuk i ul vlerat e tij për asnjë çast

lulet po vyshken

bukuria që ishte u largua,

por fshati kurrë nuk u dorëzua

ashtu siç është

ai akoma jeton

duke mbajtur lart

në kodrën e tij

një shtëpi bosh

që s’do të harrohet kurrë

nga çdo njeri

Zemra qan

Zemra qan

pikon lot

pikon gjak e dhimbje shumë

Një zemër qan

që ata e vranë

Një zemër qan

që ata s’ma lanë

Një zemër qan

Një jetë të tërë babanë

Last Updated on Sunday, 22 January 2012 15:29

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 57 guests online