23 February 2012
Lajme flash

Shokuese,80% e të miturve rezultojnë të regjistruar në rrjetin social "Facebook"!

  • PDF

Nëpërmjet një hulumtimi të bërë nga Komisioni për Mbrojtjen e të Dhënave Personale...

në disa shkolla 9-vjeçare në vendin tonë, doli në një rezultat se më shumë se 80% e fëmijëve janë të regjistruar në rrjetin social "facebook".

Mosha e këtyre fëmijëve është 11 dhe 12 vjeç, ku dihet qartë se mosha minimale për tu regjistruar në rrjete sociale është 14 vjeç.E keqja e këtyre fëmijëve është se konsiderojnë një numër të madh miqsh dhe shumicën e tyre nuk e njohin fare.

Sipas Igli Pira, drejtor i Marrëdhënieve me Publikun, mbetet shqetësues fakti se pjesa më e madhe e fëmijëve është në gjendje të regjistrohet në këto rrjete sociale, apo në shërbimet e çatimit si dhe të vendosin foto dhe video.

"Shumica e prindërve janë të shqetësuar sepse nuk munden të shmangin fëmijët e tyre, që ata të largohen nga komunukime të reja të cilat janë të papërshtatëshme për ta" shprehet Pira.

Sipas tij. roli i prindërve qëndron se ata duhet tu rikujtojnë fëmijëve të tyre që ata të arrijnë të dallojnë atë që ndodh në botën e internetit dhe atë që ndodh në jetën reale.

Last Updated on Saturday, 28 January 2012 18:30

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 150 guests online