20 May 2012
Lajme flash

Bulqizë:Kulmi i varfërisë ,kanë shtatë vjet që jetojnë me bagëtinë në tunel, kërkojnë që shteti të çojë në shtëpinë e të moshuarve!

  • PDF

Për dy vëllezërit nga fshati Zall-Sopot në Bulqizë jeta është shumë e vështirë.

Para 7 vitesh një shkëndijë elektrike u dogji shtëpinë dhe që prej asaj dite të dy vëllezërit ngelën të pastrehë.Dy vëllezërit 60 dhe 64 vjeç gjetën si rrugëzgjidhje për të jetuar një tunel në periferi të fshatit.

Në kushte skandaloze duke fjetur kokë më kokë me bagëtitë dy vëllezërit Petrit dhe Haxhi Dama kanë shpresë akoma se dikush do verë dorën në zemër dhe ti ndihmojë ata.Ata jetojnë vetëm me një pagë mujore prej 4.800 lekësh.

Sipas vëllezërve Dama, historia e tyre fatkeqe nisi që nga viti 1952, kur për arsye politike babai i tyre u pushkatua.Por fatkeqësitë e tyre nuk kanë mbarim, Pas vdekje së babait,ata humbën nënën, dy motrat dhe një vëlla."Asnjëri nga ne nuk mundi të martoheshe dhe të krijonte familje për shkak të ngjarjeve tragjike që i kishim njëra pas tjetrës dhe ne ngelëm si "varr për së gjalli".

Të dy vëllezërit i bëjnë thirrje Presidenti të Republikës, Bamir Topi, kryeministrit Sali Berisha."Dikush duhet të verë dorën në zemër për ne, kemi vite që jetojmë në këtë tunel dhe jeta është shumë e vështirë.Nga dita në ditë mendojmë se mund të vdesim nga uria dhe të ftohti.I kërkojmë presidentit dhe kryeministrit të na ndihmojnë dhe të na strehojnë në shtëpinë e të moshuarve në Tiranë, shprehen vëllezërit Dama.

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 70 guests online