20 May 2012
Lajme flash

Kriza në xhepat e qytetarëve,3 herë më pak makina nëpër karburante!

  • PDF

Xhepat e qytetarëve shqiptarë sa vjen dhe boshohen më keq, nga ana ...

tjetër çmimet rriten në maksimum.Kjo gjë ka bërë që kriza të kapë dhe furnizimin më rrallë të makinave me karburant.Tre herë më pak janë makinat që furnizohen me karburant në qytetin e Sarandës, por dhe ata pak persona që fijnë, furnizohen me pak litra karburant.

Në një karburant që më parë furnizonte 350 makina në ditë sot ata furnizojnë rreth 100 makina në ditë.Punonjësit e karburanteve shprehen se ka shumë nga ata përsona që vijnë dhe furnizojnë makinat e tyre me 2000 ose me 5000 lekë të vjetra.Shumë njërëzve që u ka pëlqyer të kenë një makinë, tashmë u është larguar kjo dëshirë sepse nuk i kanë mundësitë ekonomike,citon gazeta "Shqip".

Shikon shumë shpesh makina në rrugë që ngelen për faj se nuk kanë mundësi që ti furnizojnë me karburant dhe i shtyjnë me dorë deri sa arrijnë në pikën më të afërt të karburantin dhe furnizohen aq pak sa të kenë mundësi të arrijnë në shtëpi.

Last Updated on Monday, 30 January 2012 13:58

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 90 guests online