20 May 2012
Lajme flash

Ankesat e qytetarëve për abuzimin e faturave, nis puna për vendosjen e 40.000 matësve me mikroçip!

  • PDF

Një fond prej 5 milion eurosh ka marrë Ndërmarrja e Ujësjellsit në qytetin e Fierit, për ...

vendosjen e matësve me mikroçi.Vënia në punë e 40.000 matësve ka nisur menjëherë për të gjithë qytetin.Specialistët e Ujësjellësit lajmërojnë se të gjithë ata konsumatorë që nuk paguajnë faturat në kohën e duhur, do u ndërpritet furnizimi me ujë direkt nga salla e komandës së kësaj ndërmarrjeje.

Punënjësit e Task-Forcës në këtë ndërmarrje bëjnë te ditur se deri tani është instaluar vetëm një pjesëe vogël matësish.Puna për vënien e matësve vazhdon me vrull, por me vrull rritet dhe numri i ankesave të qytetarëve.Ata akuzojnë Ndërmarrjen e Ujësjellësit se ka abuzime me faturat.

Burimet nga Ujësjellësi i Fjerit bëjnë të ditur se, "Një familje e përbërë nga 4 anëtarë, fatura e ujit u arrin në 960 lekë në muaj, ndërsa për abonentët që nuk kanë matës për sasinë e harxhimit të ujit, fatura është aforfre, që kap shifrën e 1200 lekë në muaj".

Por qytetarët e konsiderojnë absurde faturën aforfre, sepse një familje që përbëhet vetëm nga dy persona dhe nuk ka matës për ujin nuk mund të harxhojë 1200 lekë në muaj.

Është për tu ardhur keq shprehet një banor, "pronarit të një lavazhi që kam në pallat i vjen fatura e ujit e njëjtë me timen dhe kjo gjë më bën të mos kuptoj asgjë" thotë një qytetar për"GSH".

Last Updated on Tuesday, 31 January 2012 17:47

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 93 guests online