20 May 2012
Lajme flash

Studentja më e mirë e arkitekturës në Gjermani është ...shqiptare!

  • PDF

Duartrokitjen e gjithë studentëve nga e gjithë bota ka fituar një studente shqiptare në...

Gjermani,e cila u shpall  absolventja më e mirë në universitetin elitar të Mynihut TUM-Technische Universität München.

Sipas Shanghai-Ranking 2011 ,ky universitet është më i mirë i Gjermanisë dhe një ndër 50 universitetet më të mira të botës. Gjatë shpërndarjes së diplomave duartrokitja arriti maksimumin kur zëvendës-dekani punimin e diplomës së studentes nga Fieri, Senada Limanit e quajti një diplomë e rrallë me note maksimale 1.0 dhe e nderoi duke iu përulur.

Diploma e Absolventes Senada Limani u ekspozua edhe në Muzeun kombëtar gjerman në Mynih (Deutsches Museum München).

Sukseset e para në studimet pasuniversitare në Universitetin e Mynihut Senada Limani i tregoi gjate vitit 2009, kur nga vetë universiteti u zgjodh e vetmja studente për ta përfaqësuar dhe për të konkurruar për The President’s Medals Student Awards, që organizohet nga RIBA Royal Institute of British Architects dhe që shpall punën më të mirë nga gjitha universitetet e botës. (Kosovalb)

Last Updated on Monday, 06 February 2012 16:14

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 102 guests online