20 May 2012
Lajme flash

Shqetësime në BE,rreth 1 mijë shqiptarë në vit kërkojnë azil politik-Aplikime edhe në Greqi!

  • PDF

Edhe pse BE ka reduktuar ndjeshëm pranimet për azil politik të qytetarëve shqiptarë,ende janë të shumtë ata që aplikojnë.

 

Sipas gezatës "Shqip",gjatë gasmës së parë të vitit të kaluar,700 shqiptarë aplikuan për azil politik.Shqetësimi bëhet edhe më i madh,kur shikojmë numrin e azilkërkuesve të vitit 2010,i cili ka qenë 680 azilkërkues.Me fjalë të thjeshta,kjo tregon se varfëria në Shqipëri ka arritur në kulm dhe shqiptarët kërkojnë rrugëdalje në BE.

Si në vitin 2010,ashtu edhe në vitin 2011,90% e aplikuesve humbën të derjtën për të përfituar azil politik,por ajo që vërehet,është se akoma shqiptarët përpiqen të bëjnë kërkesa,edhe pse shpresa për të fituar nuk është as 1%,duan medomosdo të provojnë fatin e tyre par se të shikojnë fëmijët të vdesin nga uria.

Shumica e kërkesave për azil janë rregjistruar në Greqi dhe Francë, pasuar nga Britania e Madhe dhe Suedia. Në Greqi aplikuan 200 vetë nga të cilët, 195 u refuzuan ndërsa në Francë aplikuan gjithashtu 200 dhe u refuzuan 190 vetë.

Norma më të larta suksesi kanë patur aplikimet në Belgjikë, Britani e Suedi. Në Belgjikë aplikuan 30 vetë dhe u refuzuan vetëm 15 kërkesa ndërsa në Britani, aplikuan 105 vetë dhe u refuzuan 90.

Edhe pse Greqia është në krizë dhe kryeministri shqiptar "ngushëllon" Greqinë për këtë krizë financiare,pasi pretendon se Shqipëria ka zhvillim(!!!),shqiptarët e zhgënjejnë Berishën duke aplikuar për azil politik në Greqi.Mbi këto statistika të dala nga instutucioni i BE-së,duket se kryeministri Berisha,ose ka humbur kontaktin me ambjentin,ose mendon se shqiptarët janë të "trashë" dhe nuk shikojnë varfërinë ekstreme.

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 100 guests online