20 May 2012
Lajme flash

Shpallet "Qytetar nderi" nga Bashkia e Kamzës nëntetari Peçi

  • PDF

Nëntetari i plagosur dje rëndë në Afganistan është shpallur "Qytetar nderi".

Vendimin e ka marrë Bashkia pas propozimit të disa këshilltarëve.

Aleksandër Peçi  nga Lekbibaj i Tropojës, jeton në Bathore, pjesë e bashkisë së Kamëz.

Pasi mbaroi shkollën e mesme në Bathore, është titulluar ushtarak aktiv me gradën profesionist i parë, në Repartin Ushtarak Nr. 1001.

Pas kryerjes me sukses të Kursit Bazë të Forcave Speciale, më 16.01.2011, është bërë pjesë e Batalionit të Forcave Speciale, me detyrë specialist armatimi në Grupin e

Parë Special të Kompanisë së Aksioneve Speciale Ujore në Batalionin e Forcave Speciale.

Nëntetar Aleksandër Peci është një ushtarak i dalluar për disiplinë dhe moral të lartë në kryerjen e detyrave të ngarkuara nga eprorët e tij.

Nga data 16.01.2012, nëntetar Peci është dërguar me mision luftarak "Eagle-4", në përbërje të Batalionit të Forcave Speciale në Kandahar, Afganistan.

Shpresa jete për komandon shqiptar që u plagos në Afganistan- Lexoni biografitë

Last Updated on Tuesday, 21 February 2012 11:02

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 100 guests online