Kalendari kulturor i Tiranës për muajin Qershor 2011
- Saturday, 11 June 2011
- Written by Anisa Beqiri
- Section:
- Category: Kulturë
Programi në Teatrin e Metropolit deri në 26 qershor 2011
TEATRI METROPOL ju fton nga data 09.04.2011 deri në 25.06.2011, cdo të shtunë
ora 10.30 të ndiqni shfaqjen "Fëmija i padukshëm".
Vepёr e autorit të njohur Xhani Rodari. Historia e një djali te vogel i cili quhej Toni. Një ditë ai shprehu një dëshirë që të bëhej i padukshëm dhe çuditërisht dëshira iu realizua.
Me regji tё Orina Camёs dhe me pёrkthim të Milena Selimit e cila thekson se Teatri Metropol, synon tё sjellё nepermjet kesaj pjese mesazhe tё kapshme dhe tё kuptueshme pёr publikun e vogёl & nga data 10.04.2011 deri në 26.06.2011, cdo të diel ora 10.30 të ndiqni shfaqjen "Madhëria e saj, Znj. Fantazia" Kjo pjesё vjen me regji tё Endri Celёs dhe do të vijë cdo të diel pranë publikut kryeqytetas.
Programi në Cirkun e Metropolit për periudhën 27 nëntor 2010 deri 26 qershor 2011
CIRKU METROPOL
ju fton nga data 27 nëntor 2010 deri në datën 26 qershor 2011 cdo të shtunë dhe të diel ora 11.00
Akrobaci
Xhonglime
Kllounada
Ekuilibër
dhe shumë surpriza për ju
Prekni magjinë në Arenën e Cirkut me shfaqjen "Përpëlitje në mjegull"
Me regji të përgjithshme nga Armela Demaj
Skenografi dhe Kostumografi nga Holta Cika dhe Florinda Zonja
Drejtues muzike nga Leonard Topi
Koordinator artistik nga Fatos Roshi
KINEMAJA ITALIANE NË TIRANË
Me rastin e 150 Vjetorit të Bashkimit të Italisë, Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, do të shfaq tek Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi”, çdo të martë, ora 17: 00, deri në datën 21 qershor, një cikël filmash italian të titulluar “ Italia parë përmes ekranit të madh”. Cikli i njëmbëdhjetë filmave ripërshkon dhjetë vitet e fundit të historisë së vendit, duke dashur të pasqyrojë dritë dhe hije me një gjuhë herë-herë të thjeshtë, por shpesh të efektshme dhe ngandonjëherë thumbuese. Më 7 qershor do të shfaqet filmi “Nëse më duhet të jem e sinqertë” I regjisorit Davide Ferrario, më 14 qershor shfaqet filmi “Temperatura” I Alesandro D’Altari dhe më 21 qershor filmi “Në vendin tënd” I regjisorit Giulio Manfredonia. Filmat janë në italisht me subtitra në anglisht. Hyrja është e lirë. Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi” ndodhet në
Rr. “Aleksandër Moisiu”, Nr. 76, ish-Kinostudio.
RITUALI I JETËS", NË TKOB
Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do të sjellë për publikun mbrëmjen e 10 qershorit një musical që ndërthur folklorin shqiptar me elemente bashkëkohore, ideuar nga Zhani Ciko. "Rituali i jetës" titullohet shfaqja, e cila do të bazohet në tre linja kryesore si lindjen, dasmën dhe vdekjen, por që do të vijnë invers për
publikun. Sipas koreografit dhe regjisorit të shfaqjes Arian Sukniqi, kjo zgjedhje, pra që shfaqja të fillojë me vdekjen dhe të mbarojë me lindjen, është bërë në mënyrë që publiku të mos largohet nga salla me brengë. "Shfaqja edhe pse është
trajtuar në një aspekt bashkëkohor, është totalisht shqiptare në çdo koncept dhe element", tha sot Sukniqi gjatë një konference për shtyp. Etnomusicali bashkon
artistët e trupës së baletit të TKOB-së me solistët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, të cilët do të interpretojnë nën muzikën e Klodian Qafokut. Ky i fundit, gjatë konferencës, tha se ky musical insipirimin e ka nga folklori shqiptar, por që këngët, si p.sh të dasmave apo vajet, do të sillen me një kompozim i ri. Ideja për këtë shfaqje ka qënë e drejtorit të TKOB, Zhani Ciko, i cili e cilësoi këtë projekt si të paprecedent në TKOB-në. "Dëshira ka qënë për të
sjellë jetën e Ansamblit dhe të folklorit shqiptar, për të sjellë etnosin tonë të lidhur ngushtë me jetën, me ciklet, lindja, zhvillimi i jetës dhe mbyllja e ciklit”, tha Ciko. Sipas tij, modernia vjen në këtë shfaqje sepse tashmë jeta shqiptare është moderne, ngjarjet e shfaqjes përjetohen në kontekstin e sotëm. Shfaqja vjen si një zinxhir ritesh, që e kanë piknisjen në gjëmën njerëzore, vdekja, për të kaluar më pas tek dasma dhe në fund musical-i mbyllet me optimizmin e lindjes, për të dhënë mesazhin se jeta është e bukur.
EKSPOZITA E PËRHERSHME E PIKTORIT VOCI
Piktori Leonard Voci ka hapur në “Sheraton and Towers” në Tiranë një ekspozitë vetjake të artit modern. Ekspozita përmban punime të ndryshme të kornizuara dhe të pakornizuara të piktorit, skica erotike, piktura në papirus të përmasave të ndryshme. Ajo që bie në sy në ekspozitat e piktorit Voci, veç numrit të madh të tablove të ekspozuara, përveç gjuhës artistike të veçantë, është dhe koloriti i pasur i ngjyrave, që sjell kurdoherë në çdo prezantim, një panorama të bukur artistike. Piktori Voci, i cili ndër të tjera ka studiuar dhe ushtruar veprimtarinë e tij edhe në Gjermani, është cilësuar nga shtypi vendas edhe si mjeshtër i ngjyrave. Për piktorin nga Bajza e Shkodrës shtypi gjerman ka shkruar jo pak herë me notën e kritikës së pictures dhe herë me nota spektakolare biografike.
Ai ka hapur shumë ekspozita vetjake në shumë vende të ndryshme të botës. I vlerësuar në shumë ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare, piktori Leonard Voci, sipas kritikësshqiptare, sjell një tjetër imazh të pikturës shqiptare në shekullin e 21. Ekspozita është e hapur çdo ditë nga ora 10:00 - 15:00 para dite, dhe nga ora 18:00 - 22:00 pas dite.
ARBEN MORINA DHE DORELA UJKANI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË
Një sallë e këndshme në katin e epërm të Kuvendit, një sallë që llamburit nën
dritën e lampadarëve e tërheq me bukurinë e luleborave. Të ftuar të shumtë: politikanë, artistë, gazetarë, intelektualë të fushave të ndryshme dhe familjarë të
artistëve ishin pjesë e ekspozitës së Arben Morinës, të çelur këtë fundjavë në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë. Nën tingujt e flautit të artistes të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Dorela Ujkanit dhe pianos së të atit, kompozitorit Xhavit Ujkani, e pranishme në ekspozitë ishte Jozefina Topalli, Kryetarja e Kuvendit, ideatorja dhe organizatorja e kësaj ngjarjeje.
Ajo përshëndeti të pranishmit, duke përshkruar disa nga emocionet e veçanta që shkakton kjo ngjarje artistike dhe shprehu vlerësimin e saj për talentin e Arben
Morinës dhe Dorela Ujkanit. Për Morinën foli edhe piktori i njohur vlonjat Nestor Jonuzi, i cili peneloi me pak fjalë portretin e piktorit Morina, "piktorit të
psikologjisë së thellë njerëzore dhe impresioneve mëtë holla poetike".
| < Prev | Next > |
|---|
Albnow edhe në Facebook - Bëj like
Lajmet e fundit
-
E përdori si skllave seksi vjehrri i saj!
2012-05-20 15:19:35 -
Meta:Dialogu me Ramën për ti shërbyer integrimit në vend
2012-05-20 12:21:32 -
Fryma e Re Demokratike hap degët të reja në Fier, Lushnjë dhe Berat
2012-05-20 10:22:09 -
Horoskopi 20 Maj 2012
2012-05-20 08:24:18 -
Inaugurohet shkolla shqipe në Salamina,Greqi – Fotoreportazh
2012-05-19 16:04:14 -
Nikollë Lesi: Nano i dhënë pas parave, Topalli është zgjidhja më e mirë për Presidentin e ri
2012-05-19 09:00:43 -
Arvizu: Nano i siguron 71 vota në parlament për president -Topalli nëse kandidon duhet të bindë opozitën që ta votojë
2012-05-19 08:14:47 -
Rrezikuan jetën e fëmijëve shqiptarë,u ndërronin datën produkteve të skaduara ushqimore dhe i nxirrnin sërish në treg
2012-05-18 11:25:36 -
"Çmendet" pedagogu në Durrës,goditi sekretaren sepse ajo i vuri mungesë
2012-05-18 10:52:43 -
E vrau gruan e tij në momentin që kryenin marrëdhënie seksuale!
2012-05-18 10:23:36 -
Rama:Berisha ve Topallin dhe Ristanin mbi integrimin e vendit - Reagon PD:Rama kërcënon shqiptarët me bojkot parlamenti
2012-05-18 09:22:54 -
Mësuesit që kërcejnë për nxënësit e tyre!-Video
2012-05-18 08:48:20 -
Fëmija 5-vjeçar gjeti babain e tij të vdekur në krevat
2012-05-18 07:55:11 -
Lushnje:Për sytë e një gruaje të martuar,u shkaktua vrasja e dyfishtë dhe vetëhelmimi në duart e policisë
2012-05-18 07:10:14 -
Presidenti i ri e filloi punën me ulje rrogash 30% për kabinetin qeveritar!
2012-05-18 06:37:14 -
Prezantoheshin si kryesi e një partie dhe i morën emigrantit 4.000 euro në Greqi!
2012-05-17 19:17:14 -
"Djersë të ftohta" Spiro Kserës,KLSH-ndjek penalisht 13 zyrtarë të ministrisë së Punës
2012-05-17 11:36:23 -
Zonja e Parë e Francës na i tregoi këmbët e saj deri tek mbathjet- Foto
2012-05-17 10:36:02 -
Vajza e Madonës mbështet legalizimin e martesave mes homoseksualëve
2012-05-17 10:25:02 -
Promovohet abetarja e përbashkët Shqipëri -Kosovë,momente të shumëpritura
2012-05-17 09:17:23
Kursi valutor
Ky konvertim mundësohet nga Yahoo Finance
Mos përdorni shenjat $ £
Mund të përdorni edhe shifra të tilla 1345.89
Kategori të tjera
Albnow në facebook
Opinion
Më mirë një Greqi `Europiane` se sa Greq…
Nga Pirro Prifti
Administrator 15 May 2012 Hits:136 Opinione
Pse politikanët shqi…
Nga Kujtim Vani




