20 May 2012
Lajme flash

Margarita Xhepa merr çmimin aktorja më e mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të shkurtër

  • PDF

 Margarita Xhepa sërish rikthehet si fituese e çmimit aktorja më e mirë në...

Festivalin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të shkurtër “Shqip Film Fest”, që përfundoi dje në Pejë. Me rolin e nënës në filmin “Shkallët”, të regjisorit Ilir Harxhi dhe skenar të Artan Minarollit, ajo bëri për vete jurinë ndërkombëtare të përbërë nga regjisori danez fitues i çmimit ‘Oskar’ për filmin me metrazh të shkurtër, Martin Strange Hansen, nga Estonia; regjisori Tanel Toom, shkrimtari Martin Brierley, fotografi Bohman Motamedian dhe aktori shqiptar Blerim Destani.

Në filmin “Shkallët”, i treti film me metrazh të shkurtër realizuar nga regjisori Harxhi, aktorja Margarita Xhepa interpreton rolin e nënës së një biznesmeni në fushën e ndërtimeve, një i pangopur për të bërë para aq sa dëshira për të fituar sa më shumë e çon deri aty sa edhe pallatin ku banon vete ta ndërtojë jashtë standardeve, duke ngushtuar aq shumë shkallët sa mezi kalon dhe një njeri. Kjo i sjell dhe fundin tragjik djalit që kurrë s’i dëgjoi këshillat e nënës. Një histori tragjikomike, me situata groteske, ku nëna Margarita mban gjithmonë me vete merakun për djalin e saj.

Nëna vazhdimisht e këshillon, ajo i vë dhe një hudhër në xhep, pasi mendon se në radhë të parë ai duhet të ruhet nga shëndeti edhe pse ai s’e dëgjon kurrë dhe fundi për të është tragjik, ku as të vdekur nuk e zënë shkallët. Por pavarësisht kësaj nënë-shkreta gjen gjithmonë një justifikim për sjelljen e të birit. E pikërisht për interpretimin e veçantë që ajo solli në këtë film, që e riktheu pas shumë vitesh në sheshxhirim, aktorja Margarita Xhepa mori vlerësime sidomos nga kryetari i jurisë së Festivalit, fituesin e çmimit ‘Oskar’ për filmin me metrazh të shkurtër, “Baby-Oskar”, Martin Strange Hansen.

Ky film është vlerësuar edhe me çmimin “Grand Prix” në kategorinë e filmit me metrazh të shkurtër në Festivalin e Kinematografisë së vendeve mesdhetare (2009), që u zhvillua në Montpelier, si dhe filmi më i mirë me metrazh të shkurtër në “Tirana International Film (2008).

Last Updated on Monday, 04 July 2011 09:38

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 115 guests online