Rikthehen kinematë verore, të harruara që në vitet 90'-të
- Monday, 11 July 2011
- Written by Anisa Beqiri
- Section:
- Category: Kulturë
Arkivi Shtetëror i Filmit me një projekt të tij do të risjellë këtë verë ...
nostalgjinë e kinemasë verore në tërësinë e saj.
Është hartuar tashmë programi i filmave që kanë nisur në fakt të shfaqen që në mesin e qershorit, për të vazhduar nga korriku deri në gusht me filma dokumentarë dhe artistikë që janë pjesë e arkivit të filmit.
Kësisoj AQSHF i zhvendos filmat nga salla e vogël e kinemasë në mjedise të hapura për pushuesit dhe turistët, çdo të shtunë dhe të diel të gushtit dhe korrikut. Kalendari veror ka filluar që në datën 18 qershor, ku në Lukovë të Sarandës është shfaqur dokumentari i Ibrahim Muçajt “Iso Polifonia”, mbi kryeveprën e trashëgimisë kulturore shqiptare.
Qëllimi i këtij projekti është jo vetëm një mundësi më shumë argëtimi për pushuesit, por dhe një mundësi për t’iu ofruar atyre një informacion më shumë mbi historikun e qyteteve turistike, si Berati dhe Gjirokastra, por dhe për qytetet bregdetare, që nga Shëngjini në Durrës e deri në Sarandë.
Në kalendarin veror Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka parashikuar jo vetëm filma artistikë me metrazh të gjatë për publikun, por edhe prodhime kinematografike me metrazh të shkurtër, që nga dokumentari e deri te kronikat e kohës. Programi përmban 22 fundjava shfaqje, nga 18 qershori deri më 28 gusht.
Shfaqja e filmave në varësi dhe të interesit mund të përsëritet disa herë. Në këtë tur veror arkivi do të promovojë në një farë mënyre edhe projeksionet e filmave të dixhitalizuar, pasi prej kohësh ky arkiv po realizon një nga projektet më ambicioze: dixhitalizimin e arkivave.
Ndër projeksionet e filmave me metrazh të gjatë që do të shfaqen janë: “Busulla” i Bujar Alimanit, “Shkallët” nga Ilir Harxhi, “Ne dhe Lenini” nga Saimir Kumbaro etj. “Ne dhe Lenini”, i regjisorit Saimir Kumbaro, rrëfen historitë e disa të moshuarve në azilin që mban emërtimin “Lulet e vjeshtës”, që ata e kanë si shtëpinë e tyre.
| < Prev | Next > |
|---|
Albnow edhe në Facebook - Bëj like
Lajmet e fundit
-
E përdori si skllave seksi vjehrri i saj!
2012-05-20 15:19:35 -
Meta:Dialogu me Ramën për ti shërbyer integrimit në vend
2012-05-20 12:21:32 -
Fryma e Re Demokratike hap degët të reja në Fier, Lushnjë dhe Berat
2012-05-20 10:22:09 -
Horoskopi 20 Maj 2012
2012-05-20 08:24:18 -
Inaugurohet shkolla shqipe në Salamina,Greqi – Fotoreportazh
2012-05-19 16:04:14 -
Nikollë Lesi: Nano i dhënë pas parave, Topalli është zgjidhja më e mirë për Presidentin e ri
2012-05-19 09:00:43 -
Arvizu: Nano i siguron 71 vota në parlament për president -Topalli nëse kandidon duhet të bindë opozitën që ta votojë
2012-05-19 08:14:47 -
Rrezikuan jetën e fëmijëve shqiptarë,u ndërronin datën produkteve të skaduara ushqimore dhe i nxirrnin sërish në treg
2012-05-18 11:25:36 -
"Çmendet" pedagogu në Durrës,goditi sekretaren sepse ajo i vuri mungesë
2012-05-18 10:52:43 -
E vrau gruan e tij në momentin që kryenin marrëdhënie seksuale!
2012-05-18 10:23:36 -
Rama:Berisha ve Topallin dhe Ristanin mbi integrimin e vendit - Reagon PD:Rama kërcënon shqiptarët me bojkot parlamenti
2012-05-18 09:22:54 -
Mësuesit që kërcejnë për nxënësit e tyre!-Video
2012-05-18 08:48:20 -
Fëmija 5-vjeçar gjeti babain e tij të vdekur në krevat
2012-05-18 07:55:11 -
Lushnje:Për sytë e një gruaje të martuar,u shkaktua vrasja e dyfishtë dhe vetëhelmimi në duart e policisë
2012-05-18 07:10:14 -
Presidenti i ri e filloi punën me ulje rrogash 30% për kabinetin qeveritar!
2012-05-18 06:37:14 -
Prezantoheshin si kryesi e një partie dhe i morën emigrantit 4.000 euro në Greqi!
2012-05-17 19:17:14 -
"Djersë të ftohta" Spiro Kserës,KLSH-ndjek penalisht 13 zyrtarë të ministrisë së Punës
2012-05-17 11:36:23 -
Zonja e Parë e Francës na i tregoi këmbët e saj deri tek mbathjet- Foto
2012-05-17 10:36:02 -
Vajza e Madonës mbështet legalizimin e martesave mes homoseksualëve
2012-05-17 10:25:02 -
Promovohet abetarja e përbashkët Shqipëri -Kosovë,momente të shumëpritura
2012-05-17 09:17:23
Kursi valutor
Ky konvertim mundësohet nga Yahoo Finance
Mos përdorni shenjat $ £
Mund të përdorni edhe shifra të tilla 1345.89
Kategori të tjera
Albnow në facebook
Opinion
Më mirë një Greqi `Europiane` se sa Greq…
Nga Pirro Prifti
Administrator 15 May 2012 Hits:136 Opinione
Pse politikanët shqi…
Nga Kujtim Vani




