20 May 2012
Lajme flash

Ekspozitë ndërkufitare në Igumenicë me piktorë dhe skulptorë nga Shqipëria,Mali i Zi, Italia dhe Greqia

  • PDF

Ekspozitë ndërkufitare e artistëve (piktorë dhe skulptorë) nga Adriatiku, nën ...

titullin e përgjithshëm "Ngjyrat e kufirit", zhvillohet në Igumenicë. U hap më 17 gusht dhe do të zgjasë deri në 31 muaj. Ekspozita,në të cilët janë përfshirë artistë nga Shqipëria,Italia, Greqia, dhe Mali i Zi, synon të identifikojë dhe promovojë burimet artistike ndërkufitare të planifikuara këto në një demonstrim publik të projekteve kulturore.

Ekspozita organizohet në Muzeun Arkeologjik të Igumenicës nga Oda e Thesprotisë në bashkëpunim me Antika prehistorike & klasike të Thesprotisë, e cila është një nga shërbimet rajonale të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, dhe është nën kujdesin e Komisionit Kombëtar të Greqisë për UNESKO-n .

Në fjalën e hapjes së ekspozitës, zëvendësprefekti i Thesprotisë, Thomas Pitulis, theksoi : "Situata e sotme, jo vetëm në Greqi por edhe në Adriatik dhe në Evropë për shkak të krizës së madhe ekonomike, konfirmon se sa i nevojshëm është në këto periudha bashkëpunimi ndërkufitar dhe veprimtaritë, jo vetëm për ekonominë por edhe për tregëtinë dhe turizmin. Shpresoj që "Ngjyrat e kufijve" të ndihmojnë në forcimin e miqësisë mes popujve të Adriatikut dhe të Evropës. Shpresoj të ndihmojnë në fuqizimin shoqëror, në bashkëpunimin dhe respektin reciprok midis popujve, duke goditur kështu atë pakicë njerëzish që, çjerrin vazhdimisht plagët e vjetra, të cilat janë tejkaluar tashmë nga historia, nga Evropa dhe nga vetë jeta. "

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 115 guests online